Zyrtari i lartë amerikan takohet me Ramën, Verma: Partneriteti ynë siguron Shqipërinë të përparojë drejt Integrimit të plotë europian

Zyrtari i lartë amerikan takohet me Ramën, Verma: Partneriteti ynë siguron Shqipërinë të përparojë drejt Integrimit të plotë europian

Takimi i zyrtarit amerikan Richard R. Verma, me kryeministrin Edi Rama

Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, Richard R. Verma, ka vizituar sot, (8 janar) Tiranën.

Ai pati një takim me kryeministrin Edi Rama, pas të cilit ka bërë edhe një koment në rrjetin social X, ku e cilëson “të shkëlqyeshëm takimin" ku ka shprehur falenderim për mbështetjen që Shqipëria ka dhënë në Ukrainë por dhe pritjen e afganëve.

Verma thekson gjithashtu se “integrimi në BE është kritik për të ardhmen e Shqipërisë”, por premton edhe mbështetjen e plotë ndaj vendit tonë në këtë rrugëtim.

“Kënaqësi të takoja Kryeministrin Edi Rama në Tiranë për të shprehur mirënjohjen për mikpritjen ndaj afganëve dhe mbështetjen ndaj Ukrainës. Ramë dakord se integrimi në BE është jetik për të ardhmen e Shqipërisë. Partneriteti ynë i fortë siguron që Shqipëria të përparojë drejt integrimit të plotë evropian”, shkruan zyrtari i lartë amerikan në postim.

Edhe pas zbritjes në Tiranë, po nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Verma është shprehur i ngazëllyer për vizitën e tij, teksa ka theksuar edhe bashkëpunimin për forcimin e demokracisë, sigurisë dhe mbështetjen e atyre në nevojë. 

Verma do vizitojë gjithashtu Kosovën dhe Serbinë, deri më 11 Janar kur mbyll vizitën e tij katërditore. 

DASH njoftoi se në Kosovë, ai do të diskutojë ‘për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, forcimin e qeverisjes dhe sundimit të ligjit, si dhe nxitjen e rritjes ekonomike dhe sigurisë energjetike për të mirën e të gjithë kosovarëve’. Kurse në Serbi, do të theksojë partneritetin strategjik në rritje SHBA-Serbi për energjinë dhe çështje të tjera ekonomike. Gjithashtu do diskutohet edhe për normalizimin e marrëdhënieve Serbi-Kosovë.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mitro: 09/01/2025 03:21

    Mjafton te lexosh resumene e Vermes per te kuptuar qe ish zyrtari per sigurine nen Klinton, pas nje pause dhe pune xhepi ke Masterkard, u rikthye fort nen Biden serish me punet e inteligjences dhe tehu ne postin e menaxhimit dhe burimeve ose shkurt mbikqyrjen e operacioneve diplomatike, ku padyshim eksperiment-operacioni “R-Shqiperia” spikat si me i arriri me corben sorrosiane qe po heqim ne kurriz. Pra ndaj edhe Verma erdh per tu pershendet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

U dhunua barbarisht në një berberhane në Tiranë, Adriatik Roshi: Autorët ishin të maskuar, nuk i njoha, të arrestohen

U dhunua barbarisht në një berberhane në Tiranë, Adriatik Roshi: Autorët ishin të maskuar, nuk i njoha, të arrestohen