Zyrtari i lartë amerikan mbërrin në Tiranë: Bashkëpunim për forcimin e demokracisë dhe sigurisë

Zyrtari i lartë amerikan mbërrin në Tiranë: Bashkëpunim për forcimin e demokracisë dhe sigurisë

Richard R. Verma

Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, Richard R. Verma, ka vizituar sot, 8 janar, Tiranën. 

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Verma është shprehur i ngazëllyer për vizitën e tij, teksa ka theksuar edhe bashkëpunimin për forcimin e demokracisë, sigurisë dhe mbështetjen e atyre në nevojë.

“Vizitova Shqipërinë e bukur! I ngazëllyer për të filluar vizitën time dhe për të punuar me partnerët tanë për forcimin e demokracisë, sigurisë dhe mbështetjen e atyre në nevojë”, thuhet në një postim të publikuar në X.

Lajmi për ardhjen e tij e bëri të ditur një ditë më parë ambasada amerikane në Tiranë, ku nënvizonte se Verma do të udhëtonte në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, nga datat 7-11 janar.


 

Xh.K/A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Media kolumbiane 'Semana': Përgatituni për aventura të reja në destinacionin magjepsës, Shqipëri

Media kolumbiane 'Semana': Përgatituni për aventura të reja në destinacionin magjepsës, Shqipëri