Zyrtari i lartë i OKB-së viziton centralin bërthamor në Kursk
Shefi i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Energji Bërthamore, Rafael Grossi
Shefi i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Energji Bërthamore, Rafael Grossi, ka arritur të martën në centralin bërthamor në Kursk, për të cilin Moska ka thënë se është sulmuar vazhdimisht prej forcave ukrainase, të cilat janë vetëm 40 kilometra larg.
Siguria e centraleve bërthamore është përmendur shpesh, prej kur ka nisur lufta në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.
Pas inkursionit të forcave ukrainase në Rusi – të nisur më 6 gusht – vëmendja është kthyer te centrali bërthamor në Kursk, një stacion i madh bërthamor i periudhës sovjetike.
Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka akuzuar Ukrainën javën e kaluar se po tenton të sulmojë centralin e Kurskut, në të cilin gjenden katër reaktorë sovjetikë, të modelit të njëjtë sikurse ata të centralit bërthamor në Çernobil.
Më 1986, ai central në Çernobil ishte kthyer në njerën prej katastrofave më të mëdha bërthamore. Ukraina nuk u është përgjigjur ende akuzave se ka sulmuar këtë zonë.
Zyrtarë ukrainas kanë thënë ditë më parë se ushtria ukrainase nuk synon pushtimin e tokave ruse, por krijimin e një zone neutrale, për të pamundësuar sulmet ruse në tokën ukrainase.
Rusia, në anën tjetër, ka intensifikuar sulmet me dronë dhe raketa në dy ditët e fundit, nëpër rajone të ndryshme në Ukrainë.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Janar, 08:40
A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?
-
Po
89.9%
-
Jo
5.9%
-
Nuk e di
4.2%
Vota total: 3387
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministri Hasani në Kiev, takon presidentin Zelensky: Riafirmojnë angazhimin tonë për një partneritet të fortë
18 Janar, 08:32
-
Britania do i japë 3.6 mld euro ndihma Ukrainës, Starmer firmos marrëveshjen 'për 100 vjet partneritet' me Ukrainën
16 Janar, 18:35
-
Kryeministri britanik shkon në Kiev, nënshkruhet marrëveshja historike me Ukrainën
16 Janar, 12:16
-
Ambasadori amerikan në Beograd: Rusia filloi të përdorë rafinerinë në Serbi për të financuar luftën
16 Janar, 12:00
-
Ministri gjerman i mbrojtjes viziton Ukrainën në shenjë përkrahjeje
14 Janar, 21:26
-
Ukraina thotë se po merr informacione 'të dobishme' nga ushtarët e kapur koreanoveriorë
13 Janar, 15:38
-
Takimi mes Trump dhe Putin, ja shteti që është gati të presë dy liderët
13 Janar, 08:20
-
Trump shikon një takim të afërt me Putin: Ai dëshiron të takohemi dhe po vendosim
10 Janar, 09:12
-
Lufta/ SHBA-ja i ofron ndihmë ushtarake prej 500 milionë dollarësh Ukrainës, mund të jetë e fundit nga Biden
9 Janar, 15:15
-
Administrata Biden pritet të njoftojë ndihmë 'masive' ushtarake për Ukrainën
7 Janar, 20:32
-
Letra për ‘The Times’/ Anëtarët e parlamentit britanik: T’i japim Kievit asetet e ngrira ruse! Firmos edhe Basha si raporter për rindërtimin e Ukrainës
7 Janar, 17:42
-
Ukraina e Rusia bëjnë marrëveshje, do shkëmbejnë të burgosur
7 Janar, 16:21