Kryetari i Komisionit të Politikës së jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth, ka njoftuar mobilizim e “24 përfaqësuesve të rangut të lartë nga e gjithë Evropa” për zbardhjen e së vërtetës në lidhje me aludimet se zgjedhjet në e 17 dhjetorit në Serbi janë manipuluar.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Roth është shprehur se presidenti serb Aleksandër Vuçiç, është “i izoluar” në këtë çështje, duke nënkuptuar se ky i fundit nuk mund të bëjë asgjë me qëllim devijimin e hetimeve për vërtetësinë e zgjedhjeve të mbajtura në Serbi, më 17 dhjetor.

Në postimin e tij, Roth ka publikuar letrën e nënshkruar nga 24 deputetë të shteteve të BE-së, drejtuar presidentes të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyne, presidentes të Parlamentin Evropian, Roberta Mitsola, presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, shefit të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, dhe të dërguar të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Në letër bëhet fjalë kërkesat e këtyre 24 politikanëve për zhvillimet e fundit në Serbi, përfshirë edhe mbajtjen e zgjedhjeve atje më 17 dhjetor.

“I nderuari president Vuçiq, kjo nuk është as një komplot, as një fushatë socialiste. Jeni plotësisht të izoluar!”,- shprehet Roth.

“24 përfaqësues të rangut të lartë nga e gjithë Evropa i bëjnë thirrje BE-së që në mënyrë të pavarur të hetojë akuzat për mashtrim dhe të bëjë rekomandime për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme në Serbi”,- shton ai.