Zyrtari i LDK-së Gecaj ironizon fjalët kontradiktore të Vjosa Osmanit: Ti ke thënë nëse nuk do të jem me LDK-në dal nga politika

Zyrtari i LDK-së Gecaj ironizon fjalët kontradiktore të Vjosa Osmanit: Ti ke thënë nëse nuk do të jem me LDK-në dal nga politika

Vjosa Osmani

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj ia ka kujtuar presidentes në detyrë, Vjosa Osmani deklaratën kur ajo thoshte se nuk do të vazhdonte të qëndronte në politikë nëse nuk do të ishte më pjesë e LDK-së.

Presidentja në detyrë Vjosa Osmani, në vitin 2017 është shprehur se nëse nuk do të jetë në LDK, ajo nuk do të jetë as pjesë e politikës. Ndërkohë së fundmi në Facebook, ajo ka postuar një foto me moton “Guxo e ardhmja u takon atyre që guxojnë”,  ku ka paralajmëruar formimin e një iniciative të re që do të garojë në zgjedhje dhe me shumë gjasë në një listë të përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit.

 

Ditën e sotme përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook Gecaj, ka ironizuar veprimin kontradiktor të Vjosa Osmanit duke thënë ”Na tha se “e ardhmja u takon atyre që guxojnë, por jo edhe e atyre që “guxojnë” të mashtrojnë ”.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë