Zyrtari i NATO-s në Kosovë: Ballkani Perëndimor nuk përballet me asnjë kërcënim të afërt
Zëvendëssekretari i NATO-s, gjeneral Mircea Geoana
Zëvendës sekretari i NATO-s, gjeneral Mircea Geoana vizitoi të enjten Prishtinën ku u takua me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe vizitoi misionin paqeruajtës të KFOR-it.
Geoana denoncoi "luftën e palogjikshme dhe brutale" të Rusisë në Ukrainë dhe "ndikimin e saj agresiv dhe keqdashës mbi Ballkanin Perëndimor".
“Ne kemi një interes strategjik... në Ballkanin Perëndimor. Dua të dërgoj një mesazh shprese për të gjithë njerëzit në Ballkanin Perëndimor se në fund të gjithë ne do ta gjejmë veten në familjen evropiane dhe euroatlantike”, tha ai për Associated Press.
Disa vende të Ballkanit Perëndimor janë anëtarë të NATO-s - Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut - ndërsa Serbia dhe Bosnja Hercegovina janë partnerë.
Kosova ka konfirmuar se do të aplikojë për anëtarësim në Partneritetin për Paqe, që konsiderohet si hapi i parë në procesin e anëtarësimit në NATO.
Trupat e NATO-s kanë qenë të pranishme në Kosovë që nga viti 1999 pas luftës ndaj Serbisë, e cila përfundoi me një fushatë 78-ditore bombardimesh të NATO-s.
Geoana përshëndeti anëtarët e NATO-s në rajon, të cilët kanë rritur shpenzimet e mbrojtjes si "një reagim i natyrshëm ndaj agresivitetit rus", duke shtuar se NATO "do të mbronte të gjithë aleatët dhe çdo centimetër katror të territorit".
Geoana rikonfirmoi zotimin e aleancës për të "qëndruar pranë Ukrainës për aq kohë sa do të nevojitet".
“Ata e meritojnë ndihmën tonë. Dhe ai komb i madh meriton të jetë një komb i lirë, i pavarur, sovran në Evropë”, tha ai./REL
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.2%
-
Jo
49.8%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2182
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
NATO gati të punojë me Sorensen si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi
29 Janar, 09:21
-
Sekretari i NATO-s, Marc Rutte: Kërcënimi rus është real! Vendet anëtare të Aleancës të rrisin shpenzimet
27 Janar, 20:09
-
Ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime në kufirin Kosovë-Serbi, për garantimin e një mjedisi të sigurt
24 Janar, 14:51
-
Begaj pret trupin diplomatik: BE e vetmja alternativë për ne, zgjedhjet test, diasporës ia kishim borxh votën! Falenderojmë SHBA për kontributin në Drejtësi
23 Janar, 19:37
-
Presidenti Trump në Forumin e Davosit: Kievi, i gatshëm për një marrëveshje! Dua të takoj Putinin së shpejti! Arabia Saudite dhe OPEC të ulin çmimet e naftës! BE na trajton keq
23 Janar, 17:45
-
Mark Rutte: Fitorja e Rusisë në Ukrainë do të sillte pasoja të mëdha për NATO-n
23 Janar, 12:07
-
Çfarë po i ndalon shtetet anëtare të NATO-s të rrisin buxhetet për mbrojtje?
22 Janar, 08:55
-
Liderët botërorë reagojnë për inaugurimin e Donald Trump
21 Janar, 15:23
-
Berisha emëron gjeneralin Piro Ahmetaj koordinator për Sigurinë Kombëtare dhe çështjet e NATO-s në PD
21 Janar, 12:26
-
Trump dhe Kosova, çfarë pritet gjatë mandatit të dytë presidencial
20 Janar, 17:38
-
Thoma Gëllçi: Trump, një nuse që do të nusërojë për herë të dytë
19 Janar, 22:32
-
NATO dhe BE përforcojnë kontingjentet në Kosovë para zgjedhjeve të 9 shkurtit
19 Janar, 16:53