
Foto: Tom Fletcher
Kreu i Operacioneve Humanitare të Kombeve të Bashkuara, Tom Fletcher, e quajti detyrën e sigurimit të mbërritjes së ndihmës emergjente në Rripin e Gazës, një "sfidë të madhe".
Duke vizituar Qytetin e Gazës, Fletcher përshkroi gjetjen e një "peizazhi rrënojash".
“Isha këtu shtatë ose tetë muaj më parë dhe shumë nga këto ndërtesa ishin ende në këmbë. Tani është absolutisht e tmerrshme të shohësh një pjesë të tërë të qytetit të shndërruar në tokë të zbrazët”, tha ai për AFP-në.
Zyrtari i lartë i OCHA-s njoftoi një plan 60-ditor për të "intensifikuar shpërndarjen e ushqimit, për të siguruar një milion vakte në ditë, për të rindërtuar sistemin shëndetësor dhe për t'i rikthyer qindra mijëra fëmijë në shkollë".
Fletcher, i cili hyri në Rrip dje, theksoi se "ia kemi borxh këtë përpjekje popullit të Gazës, i cili ka vuajtur shumë".
Vizita e tij vjen ndërsa operacionet për të kërkuar trupa nën rrënoja dhe dorëzimi i trupave të pengjeve, siç përcaktohet në marrëveshjen e armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit, vazhdojnë.
Lajmi kryesor:
Izraeli sulmon minibusin në Gaza, vriten 11 anëtarë të një familje! Hamasi: Për momentin s'mund të çarmatosemi! Netanyahu: Pika kufitare e Rafah do të vijojë të mbetet e mbyllur










