Njëmbëdhjetë anëtarë të një familjeje u vranë pasi Izraeli sulmoi një automjet në Zeitun, në qytetin e Gazës, duke e akuzuar atë për kalimin e të ashtuquajturës "vijë të verdhë", e cila përcakton zonat nën kontrollin ushtarak izraelit.

Hamasi dënoi atë që e quajti një “masakër” dhe tha se familja u shënjestrua pa justifikim. Grupi i bëri thirrje Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump dhe ndërmjetësve të bëjnë presion mbi Izraelin që të respektojë marrëveshjen e armëpushimit. Sipas Al Jazeera Izraeli ka vrarë 28 persona që kur armëpushimi hyri në fuqi.

Në një deklaratë ata thanë se forcat izraelite e kanë shkelur marrëveshjen e armëpushimit  47 herë, me sulme kundër civilëve që kanë rezultuar në vdekjen e 38 personave.

"Pushtimi izraelit ka kryer një sërë shkeljesh serioze dhe të përsëritura që nga njoftimi i përfundimit të luftës në Rripin e Gazës, për një total prej 47 shkeljesh të dokumentuara deri më sot, në shkelje flagrante dhe të qartë të vendimit të armëpushimit dhe normave të së drejtës ndërkombëtare humanitare", thuhet në deklaratë.

Ndërkohë Hamasi synon të ruajë kontrollin e sigurisë në Gaza për një periudhë të përkohshme dhe nuk mund të angazhohet për çarmatim për momentin, deklaroi udhëheqësi i Hamasit, Mohammed Nazzal, në një intervistë për Reuters.

Nuk vonoi reagimi i Izraelit. “Hamasi duhet të çarmatoset, "pa nëse dhe pa por", deklaroi zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për Reuters. “Hamasi duhet t'i përmbahet planit 20-pikësh. Koha po mbaron", thuhet në deklaratën, ku i kujtohet Hamasit se “duhet t'i kishte liruar të gjithë pengjet në Fazën e parë. Nuk e bëri. Hamasi e di se ku janë trupat e pengjeve tona”

Hamasi, i cili deri më tani kishte kthyer nëntë trupa, i dorëzoi Izraelit trupin e një pengu tjetër, të identifikuar si 75-vjeçari Eliyahu Margalit. Të afërmit u njoftuan pas identifikimit formal nga ekspertët mjeko-ligjorë. IDF pohon se, sipas inteligjencës, Eliyahu u vra më 7 tetor 2023 dhe trupi i tij u soll në Gaza nga Kibbutz Nir Oz. Vdekja e tij u konfirmua nga ushtria në dhjetor 2023.

Kjo lë 18 trupa të të burgosurve të vdekur izraelitë ende në Gaza.

“Hamasi duhet të respektojë marrëveshjet dhe të kthejë eshtrat e të gjithë pengjeve izraelite të mbetura të vrarë dhe që mbahen ende në Gaza”, deklaroi zyra e Netanyahut, pas dorëzimit të trupit të Margalit.

Situata është gjithashtu e vështirë në frontin e ndihmës humanitare pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka urdhëruar që pika e kalimit Rafah, në kufirin midis Rripit të Gazës dhe Egjiptit, të "mbetet e mbyllur deri në njoftim tjetër".

"Hapja e kalimit do të vlerësohet në bazë të mënyrës se si Hamasi i përmbush detyrimet e tij në kthimin e pengjeve të ndjera dhe zbatimin e kuadrit të dakordësuar", thuhet në deklaratë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:52
Netanyahu: Pika kufitare e Rafah do të vijojë të mbetet e mbyllur

1760558639_benjaminnetanyahu.jpg

Foto: Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka urdhëruar që pika e kalimit Rafah, në kufirin midis Rripit të Gazës dhe Egjiptit, të "mbetet e mbyllur deri në njoftim tjetër".

Lajmin e bëri me dije zyra kryeministrit tha gazeta izraelite Haaretz, e cila vetëm pak para kësaj deklarate raportoi konfirmimin nga Organizata Botërore e Shëndetësisë se pika e kalimit do të hapet të hënën për transferimin e të sëmurëve dhe të plagosurve.

"Hapja e kalimit do të vlerësohet në bazë të mënyrës se si Hamasi i përmbush detyrimet e tij në kthimin e pengjeve të ndjera dhe zbatimin e kuadrit të dakordësuar", thuhet në deklaratë.

Ora 17:14
Hamasi: Izraeli e ka shkelur marrëveshjen e armëpushimit 47 herë

Foto: Fëmijë palestinezë

Qeveria e Hamasit në Rripin e Gazës tha të shtunën se Izraeli ka shkelur marrëveshjen e armëpushimit, në fuqi që nga 10 tetori, 47 herë, me sulme kundër civilëve që kanë rezultuar në vdekjen e 38 personave.

"Izraeli ka kryer një sërë shkeljesh serioze dhe të përsëritura që nga njoftimi i përfundimit të luftës në Rripin e Gazës, për një total prej 47 shkeljesh të dokumentuara deri më sot, në shkelje flagrante dhe të qartë të vendimit të armëpushimit dhe normave të së drejtës ndërkombëtare humanitare", thuhet në deklaratë.

Ndër shkeljet, qeveria e Gazës ka kryer janë "bombardime dhe sulme të qëllimshme kundër civilëve, dhe madje edhe ndalimin e disa civilëve".

Hamasi pretendon se ushtria izraelite përdor tanke të vendosura në lagjet rezidenciale ende nën kontrollin e saj (pak më shumë se 50% e Gazës mbetet një zonë e militarizuar), pajisje sulmi me telekomandë dhe dronë që ende fluturojnë mbi disa zona të enklavës.

"Këto shkelje u regjistruan në të gjitha guvernatorët e Rripit të Gazës pa përjashtim, duke konfirmuar se forcat pushtuese nuk e kanë pushuar agresionin e tyre dhe vazhdojnë politikën e tyre të vrasjes dhe terrorit kundër popullit palestinez", thuhet më tej në deklaratë.

Ora 16:20
Zyrtari i OKB: Shpërndarja e ndihmës në Gaza është një sfidë e madhe, por ia kemi borxh popullit

Foto: Tom Fletcher

Kreu i Operacioneve Humanitare të Kombeve të Bashkuara, Tom Fletcher, e quajti detyrën e sigurimit të mbërritjes së ndihmës emergjente në Rripin e Gazës, një "sfidë të madhe".

Duke vizituar Qytetin e Gazës, Fletcher përshkroi gjetjen e një "peizazhi rrënojash".

“Isha këtu shtatë ose tetë muaj më parë dhe shumë nga këto ndërtesa ishin ende në këmbë. Tani është absolutisht e tmerrshme të shohësh një pjesë të tërë të qytetit të shndërruar në tokë të zbrazët”, tha ai për AFP-në.

Zyrtari i lartë i OCHA-s njoftoi një plan 60-ditor për të "intensifikuar shpërndarjen e ushqimit, për të siguruar një milion vakte në ditë, për të rindërtuar sistemin shëndetësor dhe për t'i rikthyer qindra mijëra fëmijë në shkollë".

 Fletcher, i cili hyri në Rrip dje, theksoi se "ia kemi borxh këtë përpjekje popullit të Gazës, i cili ka vuajtur shumë".

Vizita e tij vjen ndërsa operacionet për të kërkuar trupa nën rrënoja dhe dorëzimi i trupave të pengjeve, siç përcaktohet në marrëveshjen e armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit, vazhdojnë.