Ditën e sotme, Presidenti Donald Trump, ka zhvilluar një mbledhje të kabinetit qeveritar në SHBA.
Sipas mediave të huaja, në mbledhjen e kabinetit, folën Presidenti Donald Trump, zëvendëspresidenti JD Vance, sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe i dërguari i Posaçëm për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff.
Vance përsëriti gjatë fjalës së tij pretendimet e Trump se ushtria e Iranit u shkatërrua, duke thënë se kjo i jep SHBA-së "mundësi" për të vendosur.
Vance tha se këto janë "mundësi për të siguruar që Irani të mos ketë kurrë një armë bërthamore".
Zëvendëspresidenti e përqendroi justifikimin për luftimet në kërcënimin e armëve bërthamore të Iranit.
"Sinqerisht, mendoj se vendet anembanë botës, madje edhe ato që ankohen pak për këtë, duhet të jenë mirënjohëse që Shtetet e Bashkuara kanë ardhur". Kjo është ajo që tha sekretari i shtetit Marco Rubio, kur foli në mbledhjen e kabinetit.
Ai e paraqiti luftën e SHBA-së kundër Iranit si një veprim për të mirën e botës, që do të ndalonte sipas tij Iranin të pajiset me armë bërthamore.
I dërguari special Steve Witkoff foli i treti.
Ai tha se në fillim të bisedimeve, "u bë mjaft e qartë" se Irani nuk do të bënte një marrëveshje që përmbushte objektivat e Uashingtonit.
Ai gjithashtu pretendoi se negociatorët e Iranit i thanë SHBA-së se kishin mjaftueshëm uranium për të bërë "11 bomba atomike" dhe konfirmoi se SHBA-të paraqitën një plan prej 15 pikash për të formuar kornizën për një marrëveshje paqeje.
Witkoff përfundoi duke thënë: "Më në fund, i kemi thënë Iranit edhe një gjë të fundit: mos i bëni llogaritë përsëri gabim."
Lajmi kryesor:
Lufta/ Vitet Komandanti i Marinës së Pasdaranëve, mbikqyrte Hormuzin! WP: Pentagoni po shqyrton devijimin e armëve të destinuara për Ukrainën drejt Lindjes së Mesme










