Zyrtari i Vetëvendosjes: SHBA do të ndajë Kosovën, jo me luftë por me lobim serbo-rus

Zyrtari i Vetëvendosjes: SHBA do të ndajë Kosovën, jo me luftë por me lobim serbo-rus

Lëvizja Vetëvendosje sulmon SHBA duke e akuzuar se po tenton të ndajë Kosovën përmes lobimeve serbo-ruse dhe viktimë e saj mbeti qeveria e Albin Kurtit. Një deklaratë shumë e fortë nga Vetëvendosja dhe aspak e pritshme kundrejt SHBA-së,  vendit që nisi luftën që Kosova të gëzonte sot pavarësinë nga Serbia.

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Hysamedin Feraj akuzon të dërguarin special të Donald Trump për Ballkanin, Richard Grenell, se është përgjegjës për rrëzimin e qeverisë Kurti dhe se kërkon të ndajë Kosovën jo përmes luftës, por me lobime serbo-ruse. Për lobime të tilla në Kosovë, Feraj akuzon Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj dhe mediat që lobojnë pro tyre.

"Çështje lobesh e zgjedhjesh: SHBA nuk e copëtojnë Kosovën drejtpërdrejt, siç lë të kuptohet lobi serbo-rus dhe paranojak në Kosovë, sepse një ndërhyrje e armatosur në Ballkan do të nxiste reagim ndërkombëtar e rajonal që ia ngre koston tej fitimit (parimi maximin në politikën e jashtme).

– Kthimin e pjesshëm ose të plotë të Kosovës nën Serbinë lobi serbo-rus në SHBA, me përfaqësuesin e vet më të pushtetshëm Richard Grenell, duhet ta bëj pa armë. Këtë mund ta realizoj vetëm me lobistët serbo-rus brenda Kosovës, ndër me të zëshmit deri tani: Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Berat Buzhla, Parim Olluri, dhe gjithë media që lobon pro tyre.

– Prandaj kthimi i përballjes me pandeminë në temë qendrore të zgjedhjeve dhe rizgjimi i aleatëve të Kosovës në SHBA na favorizojnë. Por kurrsesi nuk duhet të na pakësojnë veprimin dhe organizimin tonë. Sepse, pa mbështetjen tonë brenda Kosovës, as aleatët tanë në SHBA nuk mund të na garantojnë suksesin përballë koalicionit të Vuçiqit, Thaçit, Mustafës, Haradinajt dhe medies së tyre.

– Suksesin tonë përballë Serbisë e garanton vetëm demonstrimi dhe manifestimi publik dhe i fuqishëm i vendosmërisë mbarëpopullore e mbarëkombëtare kundër lobit serbo-rus brenda Kosovës, dhe në mbështetje të Vetëvendosjes! Adresa dihet: Albin Kurti dhe qeveria e tij fuqiplotë e Kosovës.

– Vetëm kështu kostoja e copëtimit të mëtejshëm të Kosovës rritet më shumë se fitimi. Dhe mjeti i realizimit të tij, lobi serbo-rus brenda Kosovës bëhet i papërdorshëm”, shkruan Feraj.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alimi: 11/04/2020 21:58

    Kosova nuk dote ndahet Kosoves doti jepet nji autonomi te vecante dhe doti kthehet Serbise,pse Trumpi i falenderoj Putinit qe i ndihmoj te behet president edhe ne zgjedhjet e ardhshme doti ndihmon,por si e si pa njohjen e Rusis,dhe Kines Kosova nuk mund te behet Shtet dhe nji shtet me ndihmat e huaja nuk te pranon kush,edhe Shqiperise doti vjen fundi i ekzistences kur nji shtet nuk ka popullsi,nuk esht ne gjengje ta mbroj shtetin vet ,i mjeri populli Shqiptare qe jetojne nu illuzione dhe me kenge patriotike.

    Përgjigju
  • Arbëri: 08/04/2020 11:41

    Me ndihmën e serbomadhit hashim thaqi-shkjau...!!!

    Përgjigju
  • Artan: 08/04/2020 05:09

    Me muxhahedine si ky, ne rregull eshte VV-ja

    Përgjigju
  • Emi: 07/04/2020 15:11

    Me e pa situatet si ashte, tham se jeta e kurtit ashte ne rrezik. Se ashte i neshum dhe bota si jetojm sote ashte shum shtir me perparu se je i rrethum me negativa.

    Përgjigju
  • Begu: 07/04/2020 12:19

    Kush i etiketon,efendon e injoron clirimtaret, merr mallkimin e pullit dhe ndeshkimin e rend sa tunxhi te histories shqiptare.Mallkim!

    Përgjigju
    • Arbëri: 08/04/2020 11:47

      Cilët janë ata qlirimtarë që luftojn për coptimin e shtetit të vet...??? Hashim shkjau nuk është dhe kurr nuk ka qen qkirimtar dhe as në luft kundër shkjaut, për veq se që është reklamuar me arm në dor duket u fotografuar kinse në luft, por jo! Ka qen i ruajtur dhe i ngritur nga franca dhe udb-ja serbe. E tani don ta finalizoj coptimin e Kosovës...!!!

  • Kosovari: 07/04/2020 09:12

    Edhe po te ishit ju ndermjetesues I zelleshem!Kjo nuk do behej kurrren e kurres.Kemi ende gjakun e UCK-se te gjall ne damaret e ketij populli dhe ne token e tyr dhe miqt tane shekullor SHBA dhe BE.

    Përgjigju
  • Proka: 07/04/2020 00:00

    Ne jemi pro Amerikane por tani jemi te shitur si mish per top. Me mire Amerika te na hedhe bomba Atomike dhe te na zhduke nga kjo bote se sa te perkedhele cetniket shkije me planet Ruse per ta ndare Kosoven sipas planeve serve. Neve jemi ne token tone, skemi ku shkojme, askend nuk kemi sulmuar, gabimi yne eshte se kemi Trepcen qe ka vlere Miliarda Euro dhe per kete shkas jemi te detyruar te emigrojme ne vendet Europiane edhepse kemi pasuri nentokesore per te jetuar ne vendlindje. Po kujt i intereson mendimi im, thjeshte i forti te rrafe dhe nuk te lene qe te vajtosh, sa ka drejtesi ne kete bote te kriminalizuar qe ta bene mjegull edhepse shendrit dielli.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia