Zyrtari republikan: Kongresi Amerikan do të nisë hetim për shkarkimin e Joe Biden

Zyrtari republikan: Kongresi Amerikan do të nisë hetim për shkarkimin e Joe Biden

Joe Biden

Dhoma e Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan do të nisë një hetim për shkarkimin e Presidentit Biden, tha republikani i lartë Kevin McCarthy, shkruan BBC.

Kevin McCarthy tha se hetimi do të përqendrohet në “akuzat për abuzim pushteti dhe korrupsion” ndaj presidentit Biden.

Republikanët kanë hedhur më shumë dritë mbi akuzat ndaj djalit të presidentit, Hunter Biden, që janë të diskutueshme, dhe se Biden ka qenë në dijeni për aktivitetet e djalit të tij.

Ky është hapi i parë në një proces politik që mund të rezultojë në një votim për shkarkim në Dhomën e Përfaqësuesve.

Nëse kjo miratohet me një shumicë të thjeshtë, mund të fillojë një gjyq në Senatin e SHBA. Në një deklaratë në Kapitolin e SHBA, McCarthy tha se kishte akuza “serioze dhe konkrete” për sjelljen e presidentit.

Hunter Biden është aktualisht nën hetim federal për shkelje tatimore që lidhen me interesat e tij të biznesit të huaj.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë