Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga takimi me delegacionin e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Ndryshe nga pritjet tradicionale në ambientet e brendshme të Kryeministrisë, takimi është zhvilluar në kopshtin e institucionit.
Delegacioni amerikan kryesohet nga kongresmeni Vern Buchanan, kryetar i Komitetit për Partneritetin për Demokraci, dhe gjatë vizitës në Tiranë shoqërohet edhe nga ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt.
Më herët gjatë ditës, përfaqësuesit e Kongresit amerikan u pritën edhe nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi. Sipas njoftimit zyrtar, në takim u diskutua për forcimin e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-së, bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, si edhe zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike dhe të investimeve amerikane në vend.









Komente
Komento