Arrestohet avokati shqiptar në Vjenë! Plagosi me thikë pas shpine një 30-vjeçar

Arrestohet avokati shqiptar në Vjenë! Plagosi me thikë pas shpine një 30-vjeçar

Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur brenda një apartamenti në Vjenë të Austrisë ku një 30 vjeçar shqiptar ka goditur me thikë pas shpine një tjetër bashkëmoshatar të tij.

30 vjeçari i plagosur mori ndihmë urgjente mjekësore nga shërbimi profesional i shëptimit në Vjenë dhe për rrjedhojë, aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas mediave austriake, 30 vjeçari shqiptar ushtron profesionin e avokatit në Shqipëri. Në banesën ku u gjet i plagosur 30 vjeçari, u gjet edhe thika që shqiptari përdori për ta sulmuar.

Për pasojë ky i fundit u arrestua përkohësisht dhe u dërgua në burg me urdhër të prokurorisë publike të Vjenës. Ende nuk janë zbardhur detaje rreth identitetit të tij por pritet që të merret në pyetje gjatë ditës së sotme për ngjarjen e rëndë.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë