Zyrtari verikorean takon Pompeon në Nju Jork

Zyrtari verikorean takon Pompeon në Nju Jork

Gjenerali Kim Yong chol

Një zyrtar i lartë i Koresë së Veriut arriti në Nju Jork për të biseduar me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, rreth takimit të mundshëm midis presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe liderit verikorean, Kim Jong Un.

Gjenerali Kim Yong-chol fluturoi drejt SHBA-së nga kryeqyteti i Kinës, Pekin. Ai është zyrtari më i lartë i Koresë së Veriut që viziton SHBA-në në 20 vjet.

Trump, javën e kaluar, e anuloi takimin e 12 qershorit me Kimin, por që atëherë të dyja palët kanë bërë përpjekje të reja për realizimin e tij. I planifikuar të mbahet në Singapor, takimi do të jetë i pari midis një presidenti amerikan në detyrë dhe një lideri verikorean./REL

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion