Zyrtarisht,terroristi kosovar Lavdrim
Muhaxheri në kërkim ndërkombëta

Zyrtarisht,terroristi kosovar Lavdrim<br />Muhaxheri në kërkim ndërkombëta
Lavdrim Muhaxheri, lideri i luftëtarëve shqiptarë në grupin terrorist të ISIS, në luftë në Siri e Irak është zyrtarisht  në listën e të kërkuarve nga Interpoli.

Muhaxheri, i cili para disa ditësh publikoi disa fotografi ku shiheshin skena makabre teksa ia priste kokën një të riu, është dënuar ashpër nga institucionet shtetërore të Kosovë dhe bashkësitë fetare, duke përfshirë edhe Bashkësinë Islame të Kosovës.

Emri i Lavdrim Muhaxherit tashmë gjendet edhe zyrtarisht në listën e kriminelëve më të kërkuar nga Interpol.

Edhe Policia e Kosovës, para disa javësh ka bërë të ditur se ka lëshuar fletë-arrest për Muhaxherin.
 



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje