Zyrtarizimi i kuotave, PD: I hoqët të
drejtën për studim 12 mijë të rinjve

Zyrtarizimi i kuotave, PD: I hoqët të<br />drejtën për studim 12 mijë të rinjve
TIRANE - Partia Demokratike ka reaguar me anë të deputetit Helidon Bushati pas zyrtarizimit të kuotave të pranimit në universitetet publike. Sipas Bushatit janë 12 mijë të rinj të cilëve u hiqet e drejta për të studiuar.

Në total janë 19.726 kuota për të gjitha universitetet dhe fakultetet publike në Tiranë dhe në rrethe, të cilat janë vënë në dispozicion të maturantëve shqipëtar. Deputeti Bushati e konsideroi publikimin zyrtar të kuotave si një shkurtim drastik arbitrar të Kryeministrit Rama, duke detyruar 12 mijë të rinj të bëjnë zgedhje të imponuara dhe të jenë më vulnerabël ndaj zgjedhjes së rrugës së krimit. Gjithashtu Bushati e radhiti këtë shkurtim kuotash mes atyre që ai i quan goditje ndaj arsimit dhe gjithashtu i kujtoi mediave ato që cilëson si premtime të pa mbajtura, si rritja e fondit të ekselencës apo rritja në 5 përqind të buxhetit për arsimin.

“Sot u zyrtarizuan kuotat e reja të pranimeve në Universitetet Publike, dhe ato janë 12 mijë më pak se vitin e shkuar.

Me firmën e tij, Edi Rama, ka vendosur që 12 mijë të rinj të mos zgjedhin të ardhmen që ata duan.

Të mos zgjedhin, auditorin, leksionet, dijen.

Shkurtimi drastik i kuotave është arbitrar dhe shkon kundër aspiratave të rinisë shqiptare për edukim dhe kundër nevojave që ka vendi ynë.

Edi Rama ka detyruar kështu 12 mijë të rinj të bëjnë zgjedhje të tjera të imponuara, duke i bërë ata vulnerabël ndaj jetës vegjetative, bareve e lokaleve, apo edhe më keq, duke i shtyrë drejt veseve si bixhozi, apo edhe drejt rrugës, e potencialisht krimit.

Shkurtimi i kuotave të pranimit në universitete është një nga goditjet e Edi Ramës ndaj arsimit, dhe vjen në kohën kur prej një viti ai nuk ka bërë asnjë investim në infrastrukturën mësimore, nuk ka mbajtur premtimin për rritjen e fondit të ekselencës, apo për cuarjen në 5 përqind të buxhetit për arsimin.

Me kuotat e reja, Edi Rama u ka ndaluar ëndrrat për të ardhmen 12 mijë të rinjve e të rejave, dhe ky është një akt armiqësor ndaj këtij brezi, krejt e kundërta e propagandës boshe që Kryeministri dhe të tijtë bëjnë për rininë.”- tha Bushati më gjerë për mediat.

Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

PYETJE PERGJIGJE/ Çfarë dihet deri më tani lidhur me sulmin ndaj kanalit të ujit të Ibër-Lepencit? Kush janë 'Mbrojtja Civile', 'Brigada Veriore' dhe roli i Radoiçiç

PYETJE PERGJIGJE/ Çfarë dihet deri më tani lidhur me sulmin ndaj kanalit të ujit të Ibër-Lepencit? Kush janë 'Mbrojtja Civile', 'Brigada Veriore' dhe roli i Radoiçiç