Zyrtarizohen kuotat, në 2014
19 726 studentë në Universitete

Zyrtarizohen kuotat, në 2014<br />19 726 studentë në Universitete
TIRANE - 19 mijë e 726 kuotat e pranimit të studentëve në institucionet publike të arsimit të larë në vend për vitin e ri akademik 2014-2015, tashmë janë zyrtare. Vendimi i Këshillit të Ministrave është botuar në Fletoren Zyrtare më 12 Gusht.  

Vitin e kaluar qeveria Berisha ofroi 29.330 kuota, ndërsa në Universitete u thithën mbi 23 mijë studentë, kuota këto të vlerësuara si “populizëm elektoral” nga ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla, në kushtet kur sipas saj Universitetet propozuan 22 mijë kuota.

Po ashtu në Fletoren Zyrtare janë publikuar edhe tarifat vjetore që duhet të pagujanë studentët. Sipas ministres Nikolla rritja më e madhe e tarifës është me 70 mijë lekë të vjetra në vit. 

a) Kuota e pranimeve te reja per programet e studimeve te ciklit te pare, per programet e studimeve jouniversitare profesionale, si dhe per programet e integruara te studimeve te ciklit te dyte – 19 166
b) Kuota per program te dyte studimi – 200
c) Kuota per transferim studimesh – 300
9) Kuota per shtetasit e huaj – 60

2. Kuotat e pranimeve të reja, sipas shkronjës “a”, të  pikës 1, të këtij vendimi, përbëhen nga:
a) Kuotat e pranimit për kandidatët brenda territorit  të vendit 18501;
b) Kuotat për shqiptarët nga trojet jashtë  kufijve të vendit 600;
c) Kuotat për të verbrit 15;
ç) Kuotat për romët dhe
ballkano-egjiptianët 20;
d) Kuotat për invalidët paraplegjikë
e tetraplegjikë 15;
dh) Kuotat për jetimët 15;



Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Si më spiunonte komshiu, Sigurimi i Shtetit i kishte bërë prangat gati! Murat Basha rrëfen në 'Esencë'

Si më spiunonte komshiu, Sigurimi i Shtetit i kishte bërë prangat gati! Murat Basha rrëfen në 'Esencë'