Zyrtarizohet Armir Grima, merr drejtimin e Vllaznisë

Zyrtarizohet Armir Grima, merr drejtimin e Vllaznisë
Armir Grima, ish- portieri i mirenjohur i Vllaznisë, aktualisht në postin e drejtorit sportiv të klubit të futbollit, ka zevendesuar trajnerin Rudi Vata ne krye te ekipit shkodran, i cili një ditë më parë u largua nga detyra si rezultat i mosmarrëveshjeve që pati me drejtuesit e klubit dhe ata të bordit drejtues të SH.A-së pranë bashkisë Shkodër.

Gjatë prezantimit që administratori i klubit Vllaznia, Kujtim Shaba, bëri para mediave te trajnerit të ri Grima, theksoi se klubi Vllaznia dhe bashkia e Shkodrës si administratore e vetme e klubit Vllaznia pas shndërrimit në SH.A garanton tifozërinë shkodrane se do të bëjnë më të mirën e mundshme që ekipi kuqeblu të përfaqësohet me dinjitet në javët e mbetura në kampionatit.

Ndërkohë, vetë Grima u shpreh se e ka pritur me shumë emocion këtë detyrë që bordi drejtues i ka besuar për të drejtuar Vllaznisë.

“Unë nuk kam shumë kohë që jam larguar nga fusha e blertë, pasi deri një sezon më parë mbroja portën e Vllaznisë, ndaj edhe një pjesë e mirë e kontigjentit të skuadrës aktuale kanë luajtur me mua”, tha Grima, duke pohuar se nuk do ta ketë të vështirë të gjejë gjuhën e përbashkët me futbollistët për synuar vetem rezultate pozitive deri në përfundim të këtij sezoni futbollistik.

Grima, i cili seancen e parë të drejtimit me skuadrën kuqeblu e kreu në fushën sportive të Shtojit, bëri të ditur gjithashtu se do të vijojë të punojë me të njëtin staf që ka punuar edhe ish- trajneri Rudi Vata, ku bëjnë pjesë zëvendëstrajneri Vioresin Sinani, përgatitësi atletik Arben Parmeza dhe trajneri i portierëve, Elis Legata.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Danimarka 'mbytet' në rebeshin e Dortmundit, Gjermania e mund 2-0 dhe merr biletën për në çerekfinale! Rrufeja ndërpreu ndeshjen për 24 minuta

Euro 2024/ Danimarka 'mbytet' në rebeshin e Dortmundit, Gjermania e mund 2-0 dhe merr biletën për në çerekfinale! Rrufeja ndërpreu ndeshjen për 24 minuta