Aktori Johnny Depp dhe Vannesa Paradise janë ndarë pas 14 vjetësh së bashku. Këtë fakt e ka konfirmuar agjenti i aktorit i cili pa pohuar se çifti është ndarë miqësisht nga njëri-tjetri. Depp dhe Paradise kanë dhe dy fëmijë së bashku Lily-Rose 13 dhe Jack 9 vjeç. Që prej vitit 2010 çifti nuk është parë më në evente të ndryshme, madje as në promovimin e filmave të Johnny Depp ku aktori ka qenë në krah të aktores Amber Heard për të cilën flitet se është në një lidhje me Depp.(xh.k/shqiptarja.com)