Zyrtarizohet partia e re "Sfida për
Shqipërinë": Çfarë premtojmë ne!

Zyrtarizohet partia e re Shqipërinë": Çfarë premtojmë ne!">
Pas rregjistrimit nga Gjykata e Tiranës me mbi 3000 firmëtarë zyrtarizohet partia “Sfida për Shqipërinë”.

Zyrtarizimi i këtij grupimi politik u bë pranë rrugës së Ambasadave në mënyrë simbolike për të treguar pikën kritike ku është sërish vendi 25 vite më pas.

“Plot 25 vjet më parë, shqiptarët nisën këtu, në rrugën e ambasadave, braktisjen e atdheut. Pas më shumë se çerek shekulli me mijëra shqiptarë braktisin ende vendlindjen, më të zhgënjyer se kurrë.

"Ikni që të sundojmë” mbetet thirrja që i shtyn akoma shqiptarët jashtë vendit të tyre! 

“Përça e sundo” është metoda më e thjeshtë e ndjekur nga të gjitha partitë në pushtet!

Për vite e kemi parë zgjidhjen te njëra apo tjetra parti. Por problemet e këtij vendi nuk do të zgjidhen kurrë nga ata që i kanë shkaktuar këto probleme. Problemet duhet t’i zgjidhim vetë. Prandaj shpallim sot krijimin e partisë Sfida për Shqipërinë.

Duke reflektuar mbi domosdoshmërinë dhe detyrimin moral dhe politik që ne kemi ndaj këtij vendi, si edhe brezave pararendës dhe atyre pasardhës, ne propozojmë dhe bëjmë thirrje për një marrëveshje të re midis qytetarëve, për qytetarët, dhe nga qytetarët, që respekton dhe reflekton interesat e tyre mbi ato të klasës politike.

Angazhohemi për të punuar me ndershmëri dhe durim pavarësisht partive të vjetra që do të hedhin baltë mbi ne, pavarësisht dyshimit të atyre që mendojnë se jemi njësoj si të tjerët, pavarësisht se nuk kemi as fondet dhe as mediat që kanë partitë e tranzicionit.

Ne kemi vullnetin, dëshirën dhe idetë për të ndryshuar këtë vend. Dhe këtë kemi vendosur ta dëshmojmë në zgjedhjet e ardhme duke përfaqësuar të gjithë ata shqiptarë që nuk i përfaqëson më askush.

I bëjmë thirrje çdo shqiptari të ndershëm që e do këtë vend që të na bashkohet. Nuk ofrojmë vende pune për militantë, tendera me para publike, premtime magjike dhe qiqrra në hell.

Premtojmë ditë të vështira, beteja të gjata me shpifjet e mosbesimin, punë të lodhshme dhe në fund ... tronditjen e sistemit që po rrënon vendin dhe fillimin e ndryshimit të vendit. Së bashku, ne mund t’i sjellim kësaj shoqërie dhe këtij vendi atë liri, drejtësi dhe zhvillim ekonomik që i mungon, por që e meriton. Bëhuni edhe ju Sfida për Shqipërinë.”tha Blendi Salaj, një nga themeluesit e “Sfidës”
 
Ndërsa kryetari ekzekutiv, Dr. Hektor Ruci tha se e nisën krijimin e kësaj force politike duke ndarë qartësisht pozicionet administrative nga ato politike. “Jemi mësuar gjatë këtyre viteve tranzicioni, me kryetare që e marrin partinë e fusin në valixhe dhe largohen bashkë me të.”

Në takimin me median ishin të pranishëm edhe themelues të tjere, aktivistë të shoqërisë civile, gazetarë, pedagogë themelues të tjerë si Dr. Ermal Hasimja, Dr. Rrezart Lahi, Dr. Medlir Mema, Silvi Bakiri, Agim Kasaj, Gerti Veshaj etj.
 
Një nga nismëtarët e këtij grupimi politik, Gjergj Bojaxhi, gjatë kandidimit në zgjedhjet lokale të një viti më parë në Tiranë arriti të siguronte mbi 16.000 vota. Tashmë ky grupim qytetarësh të angazhuar politikisht do të shtrihet në qytetet më të mëdha të shqipërisë dhe duke mirepritur firgurat më të spikatura lokale si kanidatura për zgjedhjet e 2017. 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?