Zyrtarizohet shtëpia e kombëtares në
Francë, Shqipëria +2 vende në FIFA

FSHF zyrtarizoi rezidencën ku do të akomodohet Kombëtarja Shqiptare e Futbollit gjatë misionit historik në “Francë 2016”.

Ajo do të jetë Hotel “L’ Agapa SPA”, 5* Perros Guirec, France. Këtu ekipi do të qëndrojë gjatë gjithë periudhës së finaleve duke nisur nga data 6-23 qershor (sipas rregullores së UEFA-s, e cila kërkon që të gjitha ekipet pjesëmarrëse duhet të jenë të akomoduara në Francë, 5 ditë përpara se të fillojë zyrtarisht  aktiviteti).
 
Këtu është përfshirë edhe vazhdimi i qëndrimit në të, në rast se Shqipëria do të vazhdojë rrugën për më tej.
 
Por kjo nuk do të jetë e vetmja rezidencë e skuadrës kombëtares shqiptare, në fushatën e saj për finalet e Francës.
 
Sepse, minimalisht  janë prenotuar edhe tre hotele të tjerë, në Lens, Marsejë dhe Lion, ku skuadra do të qëndrojë një ditë përpara dhe ditën e ndeshjeve  me Zvicrën, Francën dhe Rumaninë.
 france 2016
 
Ndërsa në renditjen e publikuar për muajin shkurt Kombëtarja Kuqezi pozicionohet në vendin e 36-të duke ngjitur dy shkallë në krahasim me një muaj më parë edhe pse s’ka luajtur asnjë ndeshje.

d.b/shqiptarja.com
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve