Policia e Dosretit ka në Britaninë e madhe, konfirmuar zyrtarisht vdekjen e Emiliano Sala, pas identifikimit të trupit të gjendur mëngjesin e së djelës nën rrënojat e avjonit më të cilin futbollisti argjentinas u rrëzua. Kufoma e Sala pritet ti dorëzohet familjarëve, për të kryer ceremonitë mortore.
Sala humbi kontaktet ditën e hënë në datën më 21 janar, pasi avioni me tw cilin sulmuesi argjentinas po udhëtonte drejt Cardiffi-t, klubit që e bleu për shifër rekord u zhduk pa lënë gjurmë në det.
Pas kërkimeve të shumta të bëra nga autoritetet përkatëse kufoma e gjetur mëngjesin e të djelës rezultoi se ishte e futbollistit profesionist Emiliano Sala. Nuk është gjetur akoma trupi i pilotit të avionit ku ndodhej 28 vjeçari.