80 milionë euro se ranë nga kategoria, Cardiff kërkon dëmshpërblim nga Nantes për vdekjen e Sala

80 milionë euro se ranë nga kategoria, Cardiff kërkon dëmshpërblim nga Nantes për vdekjen e Sala

Futbollisti Emiliano Sala i cili ndërroi jetë për shkak aksidenti

Tre vite nga ngjarja fatkeqe e Emiliano Sala-s, futbollistit që humbi jetën pas rrëzimit të avionit në det, klubet e Cardiff në Angli dhe Nantes në Francë vijojnë të kenë mosmarrëveshje. Kjo për shkak se sulmuesi për të cilin Cardiff pagoi kartonin te Nante nuk luajti kurrë në Premier League.

Për rrjedhojë ka patur edhe gjyqe në CAS, pasi Cardiff ka kërkuar kompensim nga francezët për futbollistin që nuk mbërriti kurrë duke qenë se paguan 15 milionë paund për transferimin e tij.

Por, së fundmi Cardiff është rikthyer të shqetësojë Nantes për Sala me një tjetër pretendim që lidhet me rënien e tyre nga Premier League në vitin 2019. Sipas tyre ky zhgënjim në rezultate kishte të bënte drejtpërdrejt me faktin që në skuadër nuk mbërriti kurrë sulmuesi argjentinas.

Tashmë, Cardiff i gjendur në Championship, kërkon një dëmshpërblim prej 80 milionë paundësh nga Nantes duke qenë se me zbritjen në një kategori inferiore, ata humbën mundësinë për të përfituar ekonomikisht nga të drejtat televizive dhe sponsorët e ndryshëm.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore