Ndihmës sekretarja amerikane për çështjet e Evropës, viziton vendin tonë në kuadër të një turi disa ditor në Ballkan e më gjerë. Pas vizitës në Shqipëri, Nuland (më 13 Korrik) do të gjendet në Kosovë dhe Serbi për të diskutuar mbi dialogun mes dy vendeve dhe zbatimin e marrëveshjes të arritur në Bruksel.
Axhenda e takimeve të ndihmës sekretares amerikane të Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euro-Azisë, Viktoria Nuland
Në orën 16:00 ndihmës sekretarja amerikane për çështjet e Evropës Victoria Nuland do të takohet në ambientetet e Presidencës me presidentin Bujar Nishani, ndërsa në orën 17:00 do të takojë kryetarin e Kuvendit Ilir Metën. Ndërkohë mësohet me kreun e opozitës Lulzim Basha në do të takohet në orën 17:30, për ta përmbyllur me kryeministrin Edi Rama në orën 18:00.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)