Zyrtarja e lartë Montgomery: SHBA e përkushtuar të bashkëpunojë me BE-në për bisedimet Kosovë-Serbi

 Zyrtarja e lartë Montgomery: SHBA e përkushtuar të bashkëpunojë me BE-në për bisedimet Kosovë-Serbi

Flamuri kosovar dhe serb

Një zyrtare e lartë e Departamentit të Shtetit tha për Zërin e Amerikës se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të punuar me Bashkimin Evropian, që po bën të mundur dialogun mes Serbisë dhe Kosovës. Komentet e zëvendës ndihmës sekretares së Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Molly Montgomery vijnë ndërsa udhëheqësi i lëvizjes Vendvendosje Albin Kurti pritet të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës pas fitores së partisë së tij në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kur u pyet për mundësinë e një dialogu të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, zonja Mongomery i tha Zërit të Amerikës se: “Ne vazhdojmë të mbështesim dialogun Beograd-Prishtinë të mundësuar nga Bashkimi Evropian, dhe presim me padurim një marrëveshje gjithëpërfshirëse, një marrëveshje normalizimi që do të çonte në një njohje të ndërsjellë, ose në bazë të njohjes reciproke.”

Zëri i Amerikës: A është zbehur perspektiva e dialogut Kosovë-Serbi?

Molly Montgomery: Ne vazhdojmë të mbështesim dialogun Beograd-Prishtinë të mundësuar nga Bashkimi Evropian, dhe presim me padurim një marrëveshje gjithëpërfshirëse, një marrëveshje normalizimi që do të çonte në një njohje të ndërsjellë, ose në bazë të njohjes reciproke. Ky do të jetë qëllimi ynë drejt së ardhmes.

Zëri i Amerikës: A e shihni një dialog Serbi-Kosovë të ndërmjetësuar nga Uashingtoni, i pavarur nga një përpjekje paralele e Bashkimit Evropian, në administratën e Presidentit Biden ?

Molly Montgomery: Jemi të përkushtuar për të punuar me BE-në që po mundëson dialogun, dhe me partnerët tanë së bashku. Është një parim shumë i rëndësishëm për angazhimin tonë në Ballkanin Perëndimor. E dimë që kemi qenë më të suksesshëm atje kur bashkëpunimi ka qenë i ngushtë me aleatët dhe partnerët tanë evropianë, pra kjo do të jetë qasja jonë.

SHBA do të vëzhgojë me kujdes marrëveshjen mes BE-së dhe Kinës për investimet

Shtetet e Bashkuara do të shqyrtojnë me kujdes angazhimet e Kinës mbi një marrëveshje investimi të nënshkruar dhjetorin e kaluar mes Bashkimit Evropian dhe Kinës, tha për Zërin e Amerikës zonja Montgomery.

Kjo vjen ndërsa administrata e Presidentit Joe Biden po punon ngushtë me aleatët evropianë për të kundërshtuar ato që zyrtarët amerikanë i cilësojnë si aktivitete të Kinës për të minuar vlerat e përbashkëta dhe rregullat e bazuara në rendin ndërkombëtar.

“Nëse Kina do të bënte lëshime shtesë në atë marrëveshje për gjëra si qasja në treg, apo puna e detyruar, padyshim që do e mirëprisnim. Por ne do ta mbanim Kinën përgjegjëse për angazhime të tilla, që ata t’i zbatojnë ato”, tha zëvendës ndihmës sekretarja e Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike.

Marrëveshja Gjithëpërfshirëse BE-Kinë për Investimet shihet si një fitore gjeopolitike për Kinën dhe një goditje ndaj marrëdhënieve transatlantike, pavarësisht shqetësimeve në Parlamentin Evropian lidhur me marrëveshjen.

Zëri i Amerikës: Cila është përparësia kryesore e politikave të Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike në vitet e ardhshme?

Molly Montgomery: Presidenti e ka bërë shumë të qartë, duke filluar me fjalimin e inaugurimit, se përparësia jonë është të rindërtojmë marrëdhëniet me aleatët dhe partnerët tanë në Evropë. Ne besojmë se ata janë gurthemeli i gjithçkaje që ne po përpiqemi të bëjmë, qoftë lufta kundër koronavirusit, ndryshimet klimatike apo kundërvënja ndaj aktiviteteve keqdashëse nga Rusia dhe Kina. Ne duam të punojmë me partnerët tanë evropianë. Por ne gjithashtu, do të them, vazhdojmë të besojmë se qëllimi ynë për Evropën është një Evropë e tërë, e lirë, e begatë dhe në paqe. Ne do të punojmë drejt këtij qëllimi për katër vitet e ardhshme.

Zëri i Amerikës: Ndërsa Kina po konkurron me Shtetet e Bashkuara për shpërndarjen e vaksinës dhe rimëkëmbjen nga pandemia në Evropë, cili është komenti juaj lidhur me grupin KINË-CEEC, që njihet gjithashtu si takimi virtual i nivelit të lartë “17 plus 1” mes Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore ?

Molly Montgomery: Mendoj se të gjitha vendet, qofshin Shtetet e Bashkuara apo Evropa, kanë një marrëdhënie shumëplanëshe me shumë komplekse me Kinën. Ka pjesë të asaj marrëdhënieje që janë kundërshtuese. Disa prej tyre janë konkurruese dhe ka edhe fusha ku ne duam të bashkëpunojmë me Kinën. Kështu që mendoj se fokusi ynë puna shumëpalëshe me aleatët dhe partnerët tanë për forcuar bashkëpunimin dhe për gjetur fushat ku ne mund të bashkëpunojmë me Kinën, të tilla si ndryshimet klimatike, por gjithashtu të jemi të vetëdijshëm se ka aktivitete ekonomike që ne duhet t’u kundërvihemi. Ka kërcënime ndaj vlerave tona dhe ka shkelje të të drejtave të njeriut, të tilla si ato në Xinjang dhe Hong Kong. Dhe veçanërisht gjenocidi, (për të cilin) qeveria amerikane është shprehur shumë qartë, është kryer kundër popullsise kryesisht myslimabe ujgure në Kinë. Jemi vërtetë të përqendruar në punën me aleatët dhe partnerët tanë për të zhvilluar një agjendë të përbashkët ndërsa shqyrtojmë këtë marrëdhinie komplekse me Kinën dhe për të mbrojtur vlerat dhe interesat tona të përbashkëta.

Zëri i Amerikës: Po dëgjojmë zëra nga vendet evropane që shprehin dyshime se Amerika po lëkundet nga qëndrimi i saj se është kryer gjenocid kundër popullsisë ujgure në Xinjiang. A po lëkundet qëndrimi i Shteteve të Bashkuara?

Molly Montgomery: Shtetet e Bashkuara kanë qenë shumë të qarta – Sekretari Blinken ka qenë shumë i qartë – se ne besojmë se ajo që ka ndodhur në Xinjiang është gjenocid, se krime kundër njerëzimi janë kryer kundër popullsisë ujgure. Kemi qenë shumë të qartë se këto janë krime shumë të rënda dhe duhet të ketë mbajtje përgjegjësie. Ne i kemi dënuar këto aktivitete, këto krime – dhe e kemi bërë të qartë se duam të shohim një ndalim të këtyre shkeljeve të të drejtave të njeriut, për sterilizime të detyruara, torturë, dhe krime të tjera që janë kryer kundër popullsisë ujgure në Xinjang.

Zëri i Amerikës: Të flasim për shpërndarjen e vaksinave. Serbia dhe Hungaria janë bërë vendet e para evropiane që përdorin vaksinën e Kinës kundër koronavirusit. Ndërkohë, shumë vende evropiane mbështeten tek vaksina e prodhuar nga kompania amerikane Pfizer. A ka një ndarje? A po i shtyjnë Shtetet e Bashkuara vendet evropiane që të zgjedhin mes Uashingtonit dhe Pekinit?

Molly Montgomery: Jo. Nuk po u kërkojmë njerëzve që të zgjedhin mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Në të njëjtën kohë, ne besojmë se jemi më të fortë kur punojmë së bashku për të mbrojtur vlerat dhe interesat tona të përbashkëta. Për këtë arsye, që nga muaji i parë i ardhjes në pushtet, administrata është angazhuar thellësisht që forume shumëpalëshe (për të punuar) me aleatët dhe partnerët, si dhe me vende si Kina, për të promovuar sigurinë shëndetësore globale. Ne duam të punojmë së bashku për t’i dhënë fund kësaj pandemie. Ne gjithashtu e dimë se Kina përdor sistemin shumëpalësh për të promovuar interesat e saj për të minuar disa nga vlerat tona të përbashkëta. Ndaj duam të punojmë shumë ngushtë me partnerët dhe aleatët tanë për të mbrojtur këto interesa, dhe për të kundërshtuar minimin e rendit ndërkombëtar nga Kina.

Zëri i Amerikës: Sa besim kanë Shtetet e Bashkuara për të punuar me aleatët evropianë për një qasje të unifikuar drejt Kinës pas marrëveshjes së investimeve mes Bashkimit Evropian dhe Kinës? A u kapën në besafi Shtetet e Bashkuara nga kjo marrëveshje?

Molly Montgomery: Presim me padurim që të konsultohemi me Bashkimin Evropian lidhur me marrëveshjen e investimeve. Siç e ka thënë Sekretari Blinken, aleatët tanë me siguri që kanë dëgjuar se ne jemi të etur për të gjetur fusha ku mund të bashkëpunojmë lidhur me Kinën, në bazë të vlerave tona të përbashkëta dhe për të promovuar interesat tona të përbashkëta.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Bilalli në Report Tv: Rusia mund të godasë me raketa vende që furnizojnë Ukrainën me armë! Cënohet siguria në Europë! Çfarë është raketa Oreshnik

Lufta/ Bilalli në Report Tv: Rusia mund të godasë me raketa vende që furnizojnë Ukrainën me armë! Cënohet siguria në Europë! Çfarë është raketa Oreshnik