Zyrtarja e lartë e Brukselit takon Ramën, në fokus reforma në drejtësi (FOTOT)

Zyrtarja e lartë e Brukselit takon Ramën, në fokus reforma në drejtësi (FOTOT)

Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, Calavera Ruiz gjatë ditës së parë të vizitës së saj në Tiranë është takuar me kryeministrin Edi Rama, ku në fokus të diskutimeve ishte pikërisht reforma në drejtësi.

“Dita e parë e drejtoreshës së Ballkanit Perëndimor CalaveraRuiz në Tiranë. Diskutim i rëndësishëm me Kryeministrin Edi Rama në lidhje me përparimin e reformës së drejtësisë dhe prioriteteve të tjera kryesore, duke marrë parasysh Raportin e Komisionit Evropian", shkruhet në faqen zyrtare, në Twitter të delegacionit të Bashkimit Europian, në Shqipëri.

Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian dhe Shefe e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) do të marrë pjesë nesër në aktivitetin e prezantimit të Qendrës Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri.

Gjatë vizitës së saj dyditore në Shqipëri, sot dhe nesër zonja Ruiz Calavera do të zhvillojë takime edhe me Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, Ministren e Financave Anila Denaj, me përfaqësues të opozitës dhe anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të folur për zhvillimet politike dhe drejtësinë e re.

Zonja Ruiz Calavera do të kryesojë gjithashtu takimin e bordit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, si dhe do të marrë pjesë në një tryezë diskutimi me shoqërinë civile mbi çështjet e të rinjve.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë