-
Mallakastër/ Bien në pus 2 banorët në Lofkënd teksa po e pastronin, ndërron jetë 38-vjeçari! Tjetri dërgohet me urgjencë në spital (VIDEO)
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Lofkënd të Mallakastrës ku dy banorë të zonës teksa ishin duke pastruar pusin janë bllokuar brenda tij. Bëhet fjalë për Bledar Bregun 33 vjeç i cili ndodhet në spitalin e Fierit dhe Besnik Veliaj 38 vjeç i cili ka ndërrur jetë. Nga ngjarja e rëndë ka mbetur i plagosur edhe zjarrfikësi Albens Zotaj i cili hyri për të shpëtuar dy banorët.
10 Korrik 2022, 12:14