-
Dokumenti/ Filip Talo kërkesë Autoritetit të Dosjeve: Korrigjo të dhënat! Ja 2 njerëzit me të cilët bisedova planin e arratisjes, kush është I.M
Filip Talo, personi i cili dyshohet se është spiunuar në ish-sigurimin e shtetit nga Ilir Meta, i është drejtuar Autoritetit të Dosjeve dhe i kërkon të korrigjojë dosjen pasi sipas tij personi të cilit ai i ka treguar se do të arratisej kanë qenë Ilir Murati dhe Astrit Zeqo dhe jo Ilir Metaj. Talo thotë se kanë qenë vetëm dy personat e parë ata me të cilët ai ka biseduar për planin e tij të arratisjes dhe jo me ish-Presidentin e Republikës.
5 Shtator 2022, 22:38 -
Ish-Presidenti spiunoi shokun e tij, Filip Talo? Donte të arratisej por u ‘dorëzua’ te Sigurimi i Shtetit! Lidhja misterioze me Ilir Metën
Personi i cili dyshohte se është spiunuar nga ish-Presidenti, ish-Kryeministri dhe ish kryetari i Kuvendit të Shqipërisë në Sigurimin e Shtetit në komunizëm është Filip Talo. Report Tv mëson se ai ka qenë shok në fakultet me Ilir Metën.
27 Korrik 2022, 22:22