Personi i cili dyshohte se është spiunuar nga ish-Presidenti, ish-Kryeministri dhe ish kryetari i Kuvendit të Shqipërisë në Sigurimin e Shtetit në komunizëm është Filip Talo. Report Tv mëson se ai ka qenë shok në fakultet me Ilir Metën.  Sipas një denoncimi të mbëritur në Autoritetin e Dosjeve Filip Talo është spiunuar nga I. M për një tentativë për arratisje në kohën e komunizmit. Ndërkohë, ish-presidenti e mohon të jetë ai personi që përmendet në shkresën e Autoritetit të Dosjeve, me pretendimin se ka disa persona me emrin Ilir Meta

Ajo që duhet misterioze në këtë histori është fakti se Filip Talo, i cili është nga Lushnja, është një njeri shumë i afërt i Ilir Metës. Ai ka qenë i punësuar për një periudhë të gjatë si Drejtor në Institutin e Meteorologjisë. Edhe pasi ai shkarkua në vitin 2013 për shkak të disa raporteve me shkelje të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Ilir Meta bëri të gjitha lëvizjet ku u kujdesur që ai të vazhdojë u punësuar aty.

Talo ishte shoku i I.M në vitet 90- 91, (ose më herët ’88 – ’89), të cilit i ka treguar planin për t’u arratisur nga Shqipëria. I.M e ka dekonspiruar planin te Sigurimi dhe Sigurimi e ka kapur para arratisjes, dhe i kanë thënë: Ose futu në burg ose bashkëpuno me ne! F.T ka qenë 19 vjeç në atë kohë dhe ka pranuar që të bashkëpunojë dhe sot pas kaq vitesh, ka kërkuar dosjen e vet për të zbuluar se kush e spiunoi! Në këtë dosje, del emri I.M.

Verifikimet për figurën e Ilir Metës nisën në 25 korrik, kur në adresën personale të titullares së institucioni, Gentiana Sula erdhi një e-mail nga një person i paidentifikuar. Personi i panjohur pretendonte se në dosjet të caktuara të sigurimit figuronte emri i kreut të Partisë së Lirisë. Duke i dhënë indicie të qarta se ku të kërkonin, personi pretendonte për zhdukje të disa materialeve. Nga kërkimi rezultoi se Meta figuron në dosje të personave të tjerë se vullnetarisht kishte spiunuar një shok që donte të arratisej.

Report Tv siguroi sot dokumentin ekskluziv të Autoritetit të Dosjeve që zbulon se Ilir Meta është politikani i lartë i Shtetit që përmendet në dosjen e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit. Në dokumentin e ekskluziv të Autoritetit të Dosjeve të siguruar nga Report Tv thuhet se ish-presidenti Meta rezulton bashkëpunëtor i Sigurimit të shtetit dhe nëse verifikimi i Metës do të bëhej sot certifikata e pastërtisë së tij do të ishte ndryshe. Autoriteti i Dosjeve i kërkon Kuvendit të Shqipërisë që të verifikohen politikanët që dolën në të pastër në Komisionet në vitet '90. Autoriteti i Dosjeve, me qëllim që situata të tilla të mos përsëriten më, kërkojnë miratimin e propozimit për disa ndryshime në Kodin Zgjedhor të Shqipërisë.

Lista me studentët në klasën e Ilir Metës në Fakultetin e Ekonomisë