-
Manuela Arcuri e Francesco Rossini, yjet italianë në Cineplexx
Është garanci suksesi e paketë talentesh. Ekrani e ka sjellë të bukurën Manuela Arcuri dhe afër publikut shqiptar. Mbërtheu spektatorin tonë, veshur me uniformë në serialin “Carabinieri”, e emocionoi me dramat italiane “Il peccato e la vergogna” ,“L’onore e il rispetto”. E tani, ylli i kinematografisë italiane është gati të trondisë sërish! Kinematë Cineplexx e rikthejnë me “Kthetrat e shqiponjës”.
22 Tetor 2022, 13:00