Manuela Arcuri e Francesco Rossini, yjet italianë në Cineplexx

Manuela Arcuri e Francesco Rossini, yjet italianë në Cineplexx

Manuela Arcuri

Është garanci suksesi e paketë talentesh. Ekrani e ka sjellë të bukurën Manuela Arcuri dhe afër publikut shqiptar. Mbërtheu spektatorin tonë, veshur me uniformë në serialin “Carabinieri”, e emocionoi me dramat italiane “Il peccato e la vergogna” ,“L’onore e il rispetto”. E tani, ylli i kinematografisë italiane është gati të trondisë sërish!  Kinematë Cineplexx e rikthejnë me “Kthetrat e shqiponjës”.

Në foto aktorja Manuela Arcuri nga seriali “Carabinieri”

Manuela Arcuri me ish-bashkëshortin e saj Gabriel Garko në serialin “Il peccato e la vergogna”

Manuela Arcuri me ish-bashkëshortin e saj Gabriel Garko në serialin “L’onore e il rispetto”

Por, përgatituni! Një tjetër aktor i njohur italian i bashkohet filmit. Është Francesco Rossini, karakteri fluid, që befason me lojën e tij të frikshme në “Blades in the darkness”.

Në foto aktori Francesco Rossini

Surprizat nuk mbarojnë me kaq, javën e fundit të tetorit Cineplexx rezervon dashamirëse takime të drejtpërdrejta me ikonat e ekranit italian. Shënoni datat!

Në 27 tetor, ora 19.00, Manuela Arcuri është prezent në kinemanë Cineplexx në TEG. Atmosferës i shtohen ngjyrat e emocionet nga një super event, ku secili prej jush, mund të bisedojë me artisten italiane, e më fatlumët që nxitojnë, të shijojnë filmin me të në krah! Ndaj nxitoni të rezervoni vendin!

 29 tetori, i takon  Francesco Rossinit në kinemanë Cineplexx QTU.  Takime, autografe, biseda nga afër për secilin, ku pse jo, mund të zbuloni nga bota e kinemasë italiane.

“Blades in the darkness”, shfaqet në kinematë Cineplexx TEG dhe QTU prej datës 27 tetor.

Një produksion italo-gjerman, i xhiruar në Tiranë, ku në 82 minuta spektatori do të përjetojë thriller, aksion e horror. Nëse edhe ju jeni kuriozë vizitoni faqen zyrtare www.cineplexx.al për të lexuar edhe më tepër rreth këtij filmi.

Aktorja Manuela Arcuri me kryebashkiakun Erion Veliaj, gjatë periudhës së xhirimeve në Tiranë

Në foto aktorja Manuela Arcuri nga filmi “Kthetrat e shqiponjës”

Aktorët: Manuela Arcuri, Francesco Rossini, Arnold Damazzeti, Lorenzo Lepori, Matia Çobanaj, Ermir Jonka, Ilirda Bejleri, Joli Emiri, Ismail Shino, Xhino Musollari, Edvin Mustafa, Elidon Alika, Endrit Ahmetaj
Regjisori: Alex Visani

Në foto aktori Francesco Rossini nga filmi “Kthetrat e shqiponjës”

Mos ngurroni! Biletat janë në shitje pranë sporteleve te Cineplexx, si dhe mund t’i blini online me kartë banke ne aplikacionin Cineplexx AL.

 

/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona