-
Festa e Shën Mërisë, Kryepeshkop Joani nga Korça: Lutemi për shuarjen e shpejtë dhe pa pasoja të zjarreve, për vëllezërit e motrat tona në rrezik
Kryepeshkop Joani, teksa drejtoi liturgjinë në Boboshticë të Korçës, bëri një lutje edhe për përfundimin e situatës së rëndë nga zjarret. Lutemi, tha Fortlumturi Joani, për ata që janë në rrezik dhe ata që po luftojnë për shuarjen e flakëve.
15 Gusht, 14:24 -
25 vite nga vdekja e tij, Vlora shpall ‘Qytetar Nderi’ Episkopin e Apollonisë, Kozma Qirio! Në vitin 1974 pagëzoi Kryepiskopin Joan në bodrumin e shtëpisë
Një moment tepër emocionues ishte kur Kryepiskopi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë Imzot Joani vizitoi shtëpinë e Hirësi Kozmait si edhe bodrumin e kësaj shtëpie në fshatin Bestrovë ku ai u pagëzua prej Hirësi Kozmait në vitin 1974.
10 Gusht, 18:25 -
Fortlumturi Joani u flet të rinjve se si të gjejnë paqen e brendshme: Ja këshillat e tij
Ndërsa Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë impenjohet në kampet verore për fëmijë e të rinj, Fortlumturi Joani u flet atyre si të përmirësohen duke mos ofenduar e duke sharë të tjerët, por duke kultivuar besimin dhe paqen.
23 Korrik, 08:33 -
Kremtohet Shën Prokopi, shenjtori mbrojtës i Tiranës! Kisha e re hap dyert për herë të parë pas rindërtimit (FOTO)
Është kremtuar këtë të martë (8 korrik) festa e Shën Prokopit në kishën me të njëjtin emër në Tiranë. Shërbesa e Shenjtë u kryesua nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joani.
8 Korrik, 10:33 -
Spiropali takim me kryepeshkopin Joan: Urtësia e tij na frymëzon si qytetarë e politikanë
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, zhvilloi sot një vizitë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”në Tiranë, ku u prit nga kryepeshkopi. Kryeparlamentarja i përsëriti Fortlumturisë së Tij, Kryepeshkopit Joan, urimet për udhëheqjen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe besimtarëve ortodoksë.
2 Korrik, 16:40 -
Korçë/ U rrëzua nga çatia, përcillet për në banesën e fundit prifti Kristaq Viso! Në ceremoni merr pjesë dhe imzot Joan Pelushi
Në këtë ceremoni mori pjesë Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Imzot Joan Pelushi, i cili udhëhoqi shërbesën e rastit, duke sjellë me vete një ndjenjë të thellë respekti dhe mirënjohjeje për jetën dhe veprën e priftit Kristaq. Prania e tij ishte një dëshmi e qartë e rëndësisë që prifti i ndjerë kishte për Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
3 Qershor, 12:57 -
Papa Leoni XIV letër Fortlumturisë Joanit, e fton për meshën e inaugurimit në Vatikan
Papa Leoni XIV i ka dërguar një letër zyrtare Fortlumturisë së Tij, Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, imzot Joanit, me rastin e zgjedhjes së tij si Peshkop i Romës dhe Papë i Kishës Katolike.
12 Maj, 17:19 -
Bordi i Presidencës së Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, vizitë urimi kryepeshkopit të ri Fortlumturi Joanit (FOTO)
Vizita u zhvillua në ambientet e Kryepeshkopatës, ku morën pjesë anëtarët e Bordit të Presidencës së Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, njëkohësisht udhëheqës të të gjitha komuniteteve fetare në vend.
7 Prill, 16:38 -
Kryepeshkopi Joan Pelushi flet për median greke: Janullatosi ishte një dhuratë e çmuar për ne, ngriti kishën shqiptare nga rrënojat
Fortlumturia e tij Joani jep mesazhin për ditët në vijim duke theksuar se do të përpiqet me të gjitha forcat t’i shërbejë grigjës që Perëndia i ka besuar, duke mbajtur gjithmonë parasysh fjalët e Zotit se “Biri i njeriut nuk erdhi që t`i shërbejnë, por për të shërbyer” dhe do të përpiqet të vazhdojë, veprën e shkëlqyer të kryepeshkopit të bekuar Anastas.
6 Prill, 21:31 -
'Misteri kur Gregu ishte në koma, nuk dihej nëse do kthehej apo jo!' Rama rrëfen me Fortlumturi Pelushin bisedat me mjeken (VIDEO)
Në intervistën me Kryepeshkopin Joan Pelushi në podcastin Flasim, Kryeministri Edi Rama ka ndarë një moment të vështirë nga jeta e tij, kur i biri kaloi një situatë shumë të rëndë shëndetësore. Ai ka rrëfyer ankthin që përjetoi kur djali i tij ishte në koma.
5 Prill, 10:55 -
Fortlumturi Joani rrëfen si vendosi të bëhet prift dhe kthimi në Shqipëri: SHBA s’kishte nevojë për mua! Rama zbulon detajet e rralla: Bënim ecejake mbrëmjeve të ’80 e flisnim për Krishtin (VIDEO)
Kryepeshkopi Joan rrëfeu në podcastin “Flasim” fillimet e tij lidhur me besimin dhe rrugën e vështirë derisa u bë prift, në periudhën e Shqipërisë ateiste. Ai foli për shërbimin si infermier pranë spitalit psikiatrik si dhe takimin në vitin 1992 me Anastas Janullatos, kohë kur u kthye nga SHBA në Shqipëri. Rama zbulon detaje të rralla nga njohja mes tyre.
5 Prill, 09:48 -
Kryepeshkopi Joani për median greke: Janullatos përhapi frymë pozitive brenda kishës! Ikja nga Shqipëria ishte e vështirë
Kontakti im i parë me ungjillin ishte në shkollën e tretë të mesme. Një mik i vëllait më dha një libër në frëngjisht. Ai nuk e dinte se çfarë libër ishte. Sapo kisha mësuar frëngjisht. Kur lexova Ungjillin ndjeva diçka brenda meje që është e vështirë të përshkruhet.
4 Prill, 20:15 -
-
Kryepeshkopi Joan për gazetën greke: Nga përçarjet humbasim të gjithë! Kisha ka pasur rol të rëndësishëm në ruajtjen e bashkëjetesës fetare
Largimi nga jeta i kryepeshkopit të ndjerë Anastas la një zbrazëti të madhe në kishën tonë. Ne ishim të sigurt kur e kishim atë, sepse çdo problem që u ngrit u zgjidh nga ai, si dhe fryma që ai u përhapi brenda kishës, duke u përqëndruar në drejtime të caktuara.
31 Mars, 21:14 -
-
FOTOT/ Momente nga fronëzimi i Fortlumturisë Joan, merr vëmendje dhe fotoja e kryepeshkopit me familjarët
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka ndarë një fotogaleri nga momentet e ceremonisë së fronëzimit të Kryepeshkopit të ri të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturisë s&
29 Mars, 21:41 -
Papa Françesku letër urimi Kryepeshkopit Joan: Përshëndetje vëllazërore në dashurinë e Krishtit! Zhvillojmë më shumë bashkëpunimin mes Kishave
Teksa ka dërguar një delegacion në kurorëzimin e Kryepeshkopit të ri Joan, Papa Françesku i ka dërguar edhe një letër urimi. Papa thotë se shpreson që të zgjerojnë më tej bashkëpunimin mes Kishave.
29 Mars, 19:45 -
Nesër ceremonia e fronëzimit të Kryepeshkopit Joan! Të pranishëm krerët e shtetit, Presidenti Begaj fjalim! Të ftuar nga Greqia dhe 13 Kisha Ortodokse të Botës
Me praninë e qindra besimtarëve, përfaqësues nga kishat të ndryshme të botës, dhe me prezencën e krerëve më të lartë të shtetit shqiptar e të ftuar nga Greqia, do të fronëzohet të shtunën Kryepeshkopi i ri, Joani. Ceremonia do t’i hapë rrugë ushtrimit të plotë të detyrës së tij si drejtues i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
28 Mars, 15:56 -
Mero Baze: Një Kryepeshkop ku mund të lexosh ADN-në e historisë së besimit të krishterë në Shqipëri
Biografia e Fortlumturisë së Tij, Imzot Joani, i ngjan një kromozomi, që përmban brenda qelizës ADN-në e plotë të historisë së besimit në Shqipëri — me të gjitha dallgët, sprovimet dhe triumfet e tij, nga fillimet e krishterimit deri më sot si Kryepeshkop.
27 Mars, 09:55 -
Fortlumturi Joani: Mos e braktisni Shqipërinë, është e pamundur të duash Perëndinë dhe mos të duash vendin që të ka lindur
Imzot Joani flet rreth besimit ortodoks, pagëzimit të tij të fshehtë gjatë komunizmit, ekzistencës së Kishës së fshehtë në atë periudhë, shkollimit të tij në SHBA, vlerësimeve të tij maksimale për Kryepeshkopin Anastas dhe rolit të tij në ringjalljen e Kishës Ortodokse të Shqipërisë si dhe për besimet e tjera fetare në vend.
26 Mars, 20:23