Papa Leoni XIV i ka dërguar një letër zyrtare Fortlumturisë së Tij, Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, imzot Joanit, me rastin e zgjedhjes së tij si Peshkop i Romës dhe Papë i Kishës Katolike.
Ai e ka ftuar atë për kremtimin e Meshës Solemne në Sheshin e Shën Pjetrit, që do të mbahet më 18 maj 2025.
S.B/I.M/Shqiptarja.com'Fortlumturisë së tij, Joanit kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë. “Hiri dhe paqja qofshin me ju me bollëk në njohjen e Perëndisë dhe të Jezu Krishtit, Zotit tonë” (2 Pjetrit 1:2).
Me ndjenja dashurie vëllazërore, kam nderin të njoftoj Fortlumturinë Tuaj se, pas zgjedhjes sime si Peshkop i Romës dhe Papë i Kishës Katolike, inaugurimi i shërbesës sime Petrine, do të kremtohet me një Meshë Solemne në Sheshin e Shën Pjetrit, më 18 maj 2025.
Ju lutem përzemërsisht të më kujtoni në lutjet Tuaja, që me ndihmën e Perëndisë së Gjithëpushtetshëm, të mund t’i shërbej me denjësi Zotit dhe Kishës së Tij, në përmbushje të plotë të thirrjes sime.
Me gëzim të madh e shfrytëzoj këtë rast për të shkëmbyer me Fortlumturinë Tuaj një përqafim paqeje në Krishtin e Ngjallur. Nga Vatikani, 8 maj 2025. LEO PP. XIV’, thuhet në letër.
Komente

