-
Pronari e hoqi nga puna, kamarieri në Fier i vë zjarrin lokalit ku punonte! Arrestohet nga policia
Altion Sulejmanaj është arrestuar nga policia e Fierit pasi ka tentuar t’i vërë flakën një lokali në lagjen “Apolonia”. 40 vjeçari mësohet se ka qenë kamarier në lokalin e S.M. Ky i fundit e ka hequr nga puna dhe kjo ka nxitur përshkallëzimin e konfliktit derisa Altion Sulejmanaj ka vendosur t’i vërë flakën lokalit ku më parë punonte.
22 Dhjetor 2022, 09:11