Altion Sulejmanaj është arrestuar nga policia e Fierit pasi ka tentuar t’i vërë flakën një lokali në lagjen “Apolonia”. 40 vjeçari mësohet se ka qenë kamarier në lokalin e S.M. Ky i fundit e ka hequr nga puna dhe kjo ka nxitur përshkallëzimin e konfliktit derisa Altion Sulejmanaj ka vendosur t’i vërë flakën lokalit ku më parë punonte.
Pas informacioneve për zjarrin e vënë, shërbimet zjarrfikëse kanë arritur në vendngjarje dhe kanë shuar flakët që kanë djegur pjesën hyrëse të lokalit.
Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier Altion Sulejmanaj, banues në Fier, akuzohet për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr".
Ndërkohë priten të kryhen veprime të tjera hetimore për zbardhjen e plotë të konfliktit që çoi në zjarrvënien e lokalit.
Toni montana gangua i patosit
Përgjigju