-
-
Erozioni shkatërron 7 shtëpi në Spathar të Librazhdit, banorët refuzojnë të transferohen në qytet: Nuk mund t'i mbajmë bagëtitë në pallat (PAMJET ME DRON)
Në fshatin Spathar të Librazhdit prej një jave po vijojnë rrëshqitjet masive të tokës si pasojë e erozionit. 7 banesa janë dëmtuar plotësisht, të tjera pjesërisht. Për shkak të rrezikut, bashkia ka urdhëruar evakuimin e banorëve, duke u mundësuar shtëpi me qira në qytet. Megjithatë, banorët shprehen të shqetësuar, pasi e kanë të lidhur jetesën me bujqësinë dhe blegtorinë, ndërsa zhvendosja në qytet i vë ata përballë vështirësive ekonomike dhe sociale.
19 Janar, 16:46 -
-
