-
Vendosnin gjoba 30-50 mijë lekë që të mos ndëshkonin farmacitë që kryenin shkelje, ndalohet punonjësi i Agjencisë Kombëtare të Barnave! Në kërkim kolegu
Një punonjës i Agjencisë Kombëtare të Barnave, i identifikuar si Luan Lici është ndaluar nga policia pasi shpërdoroi detyrën. Ai bashkëme Armando Lukën, i shpallur në kërkim, u merrnin farmacive shuma monetare që varionin nga 30.000 – 50.000 lekë si shpërblim që të mos i ndëshkonin me masa administrative kur i konstatonin me shkelje.
26 Janar 2023, 13:23