-
Ç'ka mbetur pas/ Stadiumi i 'etheve' të kandidatëve! 'Feti Borova' i kthehet sportistëve, përfundon ndeshja politike
Parku Olimpik “Feti Borova”, i cili që prej 9 prillit ishte kthyer në qendër për votën e diasporës, tashmë po i kthehet sportistëve. Shkallët e “etheve” të politikanëve, tashmë u lihen tifozëve, por aty vëzhguesit e partive lanë gjurmët e tyre, përfshi fletoret ku mbajtën shënim votat e kandidatëve.
20 Maj, 17:19 -
-
Diaspora/ Mbyllet numërimi për partitë në 12 qarqet, vijon në 11 të tjera për votën preferenciale për kandidatët! Vlora përfundon për subjektet, PS feston mandatin e 9-të (VIDEO)
Procesi i numërimit të zarfave me votat e diasporës së Greqisë te Parku Olimpik i Tiranës po vijon dhe po shkon drejt fundit.Gara është zhvendosur kryesisht te votat preferenciale për kandidatët në qarqe. Beteja zhvillohet kryesisht mes kandidatëve brenda vetë dy partive të mëdha, PS dhe PD, në qarqe.Pas Vlo
18 Maj, 11:34 -
Diaspora/ Përfundon numërimi i votave për partitë, PS merr mbi 61%, PD me aleatët 23.5%! Vijon për kandidatët, garë e fortë Xhaçka-Gjylameti në Tiranë
PS kryeson me 83 mandate, PD ka mbetur në kuotën 50, PSD me 2, Mundësia po 2 mandate dhe nga 1 Nisma Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë. Në Kukës, deputeti Isuf Çela përmbysi Shkëlqim Shehun. PD ruajti dje mandatin e 4-t në Lezhë dhe PS të 12-n në Fier. Ka përfunduar numërimi i fletëve për subjektet zgjedhore në të 12 qarqet. Po vijon numërimi për kandidatët në 11 qarqe për listën e hapur, garë e fortë në Tiranë.
18 Maj, 07:34 -
Përmbysje kandidatësh brenda PD-së në qarkun e Kukësit pas votave të diasporës së Greqisë, Isuf Çela ia ‘rrëmben’ mandatin Shkëlqim Shehut në ‘fotofinish’! Diferenca vetëm 64 vota
Renditja përfundimtare e kandidatëve të PD në KukësMbyllet edhe numërimi i zarfeve të votave të diasporës së Greqisë për qarkun e Kukësit, duke i dhënë fund t&
17 Maj, 21:18 -
Diaspora e Greqisë mban në ‘ethe’ kandidatët! Rivalitet në 4 qarqe brenda dhe mes PS-PD! Në Tiranë garë mes Xhaçka-Gjylameti dhe Rakipi-Qefalia! Në Kukës Çela ia merr Shehut
Ndërsa gara për partinë duket se po vijon vetëm në qarkun e Fierit, edhe pse nuk pritet të ketë ndryshim mandati, të gjitha qarqet e tjera kanë vazhduar të numërojnë votën preferenciale të kandidatëve. Garë në Korçë mes kandidatëve të dy partive të mëdha, në Kukës Isuf Çela ia merr mandatin Shkëlqim Shehut me 64 vota mes demokratëve. Në Lezhë garë mes socialistëve dhe në Tiranë mes dy burrave të PS për një mandat dhe dy grave po socialiste për mandatin tjetër! Te PD duket e mbyllur, Tabaku shumë larg Alimemetit
17 Maj, 20:29 -
Arroganca e PD edhe pasi mbajti me vështirësi mandatin e Lezhës, Flamur Noka i zë rrugën dhe shtyn Taulant Ballën. Po sikur ta kishin fituar? (VIDEO)
Dhe nëse arroganca e PD-së u shfaq në një moment për fitoren e mandatit të Lezhës që e mbajtën me shumë vështirësi, mendo se si do të sillej kjo forcë politike nëse do të kishin fituar zgjedhjet dhe qeverinë. Kjo të kthen në retrospektivën e errët të Gërdecit dhe 21 Janarit, dy ngjarje të rënda që mbajnë “vulën” e PD-së së Sali Berishës, për të cilat drejtësia ende nuk është vendosur
17 Maj, 18:36 -
FOTO-LAJM/ ‘Derbi’ i Lezhës tejmbush tribunën e Parkut Olimpik, të gjithë me sytë në monitor! Interes i pakët ‘tifozësh’ në takimet e tjera
Ethet e zgjedhjeve të 11 majit po mbajnë prej ditësh nën tension përfaqësuesit e të dy forcave politike, përsa i përket rezultateve në disa qarqe ku gara është e fortë për një mandat, por edhe në votat preferenciale
17 Maj, 18:22 -
Zarfet e diasporës së Greqisë, Tabaku debat me Celibashin për votat që s’përputhen! Kreu i KQZ: Ju garantoj se s’kanë ardhur vota nga jashtë (VIDEO)
Teksa janë duke u numëruar edhe kutitë e fundit me votat e diasporës së Greqisë, Partia Demokratike jo vetëm po konteston çdo rezultat sipas strategjisë së urdhëruar për komisionerët, por edhe debaton me përfaqësuesit e KQZ-së për mosrakordim shifrash
17 Maj, 17:00 -
Numërimi i votave nga Greqia drejt fundit/ PS thellon diferencën me 66 mijë vota, PD ruan mandatin e katërt në Lezhë me 73 vota, PS të 12-in në Fier! Demokratët shfaqin festë dhe arrogancë, socialistët i urojnë
Numërimi i votave nga Greqia vijon në më pak se 7 mijë zarfa të mbetur, PS thellon rezultatin me mbi 66 mijë vota para. Në total PS ndodhet 313 mijë vota para PD! Trendi i votave në favor të socialistëve, i rrezikoi një mandat PD-së në Lezhë, e mban vetëm me 73 vota diferencë. Rezultati mbeti 4 me 3 për PD, demokratët festojnë me arrogancë për mbajtjen e mandatit, pritet vetëm zyrtarizimi nga KQZ. Socialistët urojnë kandidatin Piroli që mbajti mandatin, shtrëngojnë duart. PS e ruan mandatin e 12 në Fier, Lapaj mbetet me 1 deputet
17 Maj, 14:33 -
FOTO+VIDEO/ Fletët e votimit për Diasporën dhe ambienti i numërimit të tyre në Parkun Olimpik 'Feti Borova'
Report Tv ka siguruar disa pamje nga brenda Parkut Olimpik të Tiranës "Feti Borova" ku ndodhen fletët e votimit për zgjedhësit në diasporë. Po ashtu, në të njëjtin ambient do të ndodhë dhe numërimi i votave të diasporës.
7 Prill, 20:09 -
Zgjedhjet e 11 majit/ Vota e Diasporës do të mblidhet dhe numërohet tek Parku Olimpik i Tiranës 'Feti Borova'
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve bën me dije se në Parkun Olimpik të Tiranës 'Feti Borova', do të kryhen tre procese të votimit nga jashtë siç janë: përgatitja e dokumentacionit zgjedhor, ruajtja dhe administrimi i votave nga jashtë deri në momentin e fillimit të numërimit, si dhe numërimi dhe vlerësimi i votave nga jashtë.
23 Mars, 11:03 -
‘Shqipëria meriton më shumë’/ Basha zbulon sloganin dhe simbolikën kuqezi, programi shpaloset nesër tek Parku Olimpik
PD do të zbulojë nesër programin politik nën sloganin 'Shqipëria Meriton Më Shumë'. Ka qenë kreu Lulzim Basha që përmes një postimi ka njoftuar aktivitetin për ditën e nesërme në Parkun Olimpik të Tiranës, ora 11:00, ku pritet të shpaloset programi për zgjedhjet e ardhshme të 2025.
31 Maj 2024, 11:36 -
Veliaj shpall të hapur vitin e Tiranës si qyteti Europian i Sportit: Ky do jetë viti i investimeve të mëdha në sport për një qytet të shëndetshëm
Nga Parku Olimpik i Tiranës, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka shpallur të hapur mbrëmjen e sotme vitin e qytetit Europian të Sportit, titull që iu dha kryeqytetit shqiptar në Bruksel 2 muaj më parë.
26 Janar 2023, 19:40