-
Tërmeti tragjik në Turqi, kryetari i shoqatës së Kulturës dhe Solidaritetit të Shqiptarëve Kaya: 70 qytetarë me origjinë të vjetër shqiptare kanë vdekur
70 persona me origjinë të largët nga Shqipëria kanë vdekur si pasojë e tërmetit katastrofik në Kahramanmaras të Turqisë dhe tre të tjerë në Hatay. Kështu thotë për KosovaPress, kryetari i shoqatës së Kulturës dhe Solidaritetit të Shqiptarëve, Evren Kaya. Sipas tij, deri më tani vetëm një familje shqiptare është nxjerrë nga e gjallë nga gërmadhat.
14 Shkurt 2023, 10:54