Tërmeti tragjik në Turqi, kryetari i shoqatës së Kulturës dhe Solidaritetit të Shqiptarëve Kaya: 70 qytetarë me origjinë të vjetër shqiptare kanë vdekur

Tërmeti tragjik në Turqi, kryetari i shoqatës së Kulturës dhe Solidaritetit të Shqiptarëve  Kaya: 70 qytetarë me origjinë të vjetër shqiptare kanë vdekur

Kryetari i shoqatës së Kulturës dhe Solidaritetit të Shqiptarëve, Evren Kaya

70 persona me origjinë të largët nga Shqipëriakanë vdekur si pasojë e tërmetit katastrofik në Kahramanmaras të Turqisë dhe tre të tjerë në Hatay. Kështu thotë për KosovaPress, kryetari i shoqatës së Kulturës dhe Solidaritetit të Shqiptarëve, Evren Kaya. Sipas tij, deri më tani vetëm një familje shqiptare është nxjerrë nga e gjallë nga gërmadhat. Ai kritikon Ambasadën e Kosovës në Turqi, duke thënë se nuk po ndihmojnë familjeve të prekura nga tërmeti.

Evren Kaya, i cili tregon se po udhëtojnë nga Adana thotë se janë duke marrë ndihma prej disa vendeve për të ndihmuar shqiptarët në Turqi.

“Tani në Kahramanmaras 70 veta na kanë vdekur. Edhe në Hatay, tre persona na kanë vdekur. Aty i kam pa në Facebook edhe çfarë kam dëgjuar po ju tregoj… Tani për ushqim nuk është problem, por për tu ngrohur se ftohtë është shumë. Stufat po i dërgon shteti nga mundet, disa që nuk po munden me u lajmërua po edhe ne sa po mundemi po u ndihmojmë”, tregon ai për KosovaPress.

Ai tregon se shumë nga shqiptarët që jetojnë në këto vende të prekura nga tërmeti po kanë frikë të kthehen në shtëpitë e tyre

“Ambasada neve nuk na ka kërkuar hiç. Telefon nuk na ka bërë hiç prej Kosovës. Se di për karrige është ardhur apo për çfarë ka ardhur në Turqi, nuk po e di. Ky ambasadori hiç nuk më ka kërkuar, vetëm Avni Spahiu, Bekim Sejdiu, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxherri dhe krejt ata që janë kryetarë”, shprehet ai.

Më tej, Kaya shprehet se deri më tani vetëm një familje shqiptare është nxjerrë e gjallë nga gërmadhat.

“Vetëm një person me familje ka shpëtuar prej ndërtesës ka dalë gjallë, me katër persona ka dalë… Edhe ai është në fshat tonin për momentin, si po e pyes diçka po nis të qajë se i ka vdekur fqinji”, përfundon ai.

Nga tërmeti prej 7,9 ballësh në Turqi deri më tani kanë humbur jetën mbi 37 mijë persona./ Kosova Press

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie