-
Tentoi të vriste kushëririn me armë gjahu në një lokal, në pranga 48-vjeçari në Vorë
Një 48-vjeçar në Vorë është vënë në prangat e policisë. Autori Edmond Picari ishte në gjendje të dehur kur fillimisht është konfliktuar në rrugë me Ervin Picarin. Më pas ka shkuar në banesë ka marrë çiften dhe është futur në lokal dhe ka qëlluar. Të dy janë fqinj dhe kushërinj të largët. Sipas disa deklarimeve, ngjarja ka ndodhur për shkak të debateve të hershme që kishin.
16 Mars 2023, 08:58