Tentoi të vriste kushëririn me armë gjahu në një lokal, në pranga 48-vjeçari në Vorë

Tentoi të vriste kushëririn me armë gjahu në një lokal, në pranga 48-vjeçari në Vorë

Arma e sekuestruar

VORË- Një 48-vjeçar në Vorë është vënë në prangat e policisë. Autori Edmond Picari ishte në gjendje të dehur kur fillimisht është konfliktuar në rrugë me Ervin Picarin. Më pas ka shkuar në banesë ka marrë çiften dhe është futur në lokal dhe ka qëlluar. Të dy janë fqinj dhe kushërinj të largët. Sipas disa deklarimeve, ngjarja ka ndodhur për shkak të debateve të hershme që kishin.

Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë, u kap dhe u ndalua 48 vjeçari Emond Picari, i cili kishte hyrë me forcë në ambientet e lokalit ku po qëndronte shtetasi Ervin Picarin 39 vjeç, dhe kishte qëlluar me armë gjahu në drejtim të tij, për motive të dobëta. 

Arma e gjahut, të cilën 48-vjeçari e mbante me leje, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një sasi municioni luftarak.  

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i Picarit, për veprat penale "Vrasja me dashje" mbetur në tentativë, "Shkatërrimi i pronës" dhe "Prishja e qetësisë publike". 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë