-
I vodhi babait kasafortën me lekë në shtëpi, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë! I riu: Kisha borxhe për të shlyer
Ervin Skana 33-vjeç, është vënë në pranga të policisë së Tiranës pasi ka vjedhur kasafortën e babait të tij! Burime për Report Tv bëjnë me dije se ai vodhi kasafortën e babait me pretendimin se kishte borxhe për të shlyer. Ky ka qenë qëndrimi i tij para hetuesve të Komisariatit nr. 3 në Tiranë, edhe pse nuk ka dhënë detaje të plota në lidhje me ngjarjen
13 Maj 2023, 10:38