I vodhi babait kasafortën me lekë në shtëpi, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë! I riu: Kisha borxhe për të shlyer

I vodhi babait kasafortën me lekë në shtëpi, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë! I riu: Kisha borxhe për të shlyer

Paratë e sekuestruara

Ervin Skana 33-vjeç, është vënë në pranga të policisë së Tiranës pasi ka vjedhur kasafortën e babait të tij. Sipas policisë Skana, dyshohet se ka vjedhur në banesën e babit të tij në rrugën “Riza Cuka”, kasafortën brenda së cilës kishte 27 200 euro, 11 000 paund, 910 000 lekë dhe aksesorë të ndryshëm floriri. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pjesë e parave të vjedhura (10 530 paund dhe 27 030 euro).

Burime për gazetrain e Report Tv Sokol Dema bëjnë me dije se, Ervin Skana, 33 vjeç, vodhi kasafortën e babait me pretendimin se kishte borxhe për të shlyer. Ky ka qenë qëndrimi i tij para hetuesve të Komisariatit nr. 3 në Tiranë, edhe pse nuk ka dhënë detaje të plota në lidhje me ngjarjen.

Denoncimi për humbjen e kasafortës me shuma të konsiderueshme parash të valutave të ndryshme u bë në policia nga i ati i Ervinit, Hamit Skana, i cili raportoi se nuk kishte asnjë dijeni mbi autorin, edhe pse nuk kishte pasur thyerje të banesës. Policia u vu në lëvizje dhe brenda disa orësh, përmes verifikimit të dhjetëra kamerave të sigurisë, arriti deri në gjurmimin e autorit, i cili rezultoi të ishte vetë djali i shtëpisë.

Ervin Skana, në momentin e ndërhyrjes së policisë për ta arrestuar u kap me kasafortën me para në dorë. 

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fiton Fest 63! Kënga 'Zjerm' do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025

'Shkodra Elektronike' fiton Fest 63! Kënga 'Zjerm' do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025