-
“Doktor Hysenbegasi dhe ‘avokati’ i shpëtuan jetën djalit të Operativit të Sigurimit, por ai…”, ngjarja e dhimbshme në kampin e Vlashukut
Kur e dëgjon për herë të parë emrin e Kampit të Vlashukut, se pse pandeh se po flitet për ndonjë kamp pushimi. Nuk e di se kush të ngatërron më shumë; fjala ‘kamp’ apo ‘Vlashuk’ që tingëllon butë e gati me përkëdhelje. E vërteta është se kemi të bëjmë me diçka krejt tjetër: ai ka qenë një vend pune të detyruar, ku mundimet kanë qenë kaq të mëdha, sa dhe vetë atyre që kanë vuajtur dënimin, mes asaj baltovine të pafund, ku ta pinin gjakun mushkonjat e shushunjat, gati u duket si një ëndërr e keqe.
20 Gusht 2023, 09:14