-
Izraeli dhe Hamasi do të rinisin negociatat mes tyre për fazën e dytë të armëpushimit
Izraeli dhe Hamasi do të rinisin negociatat për të shpëtuar marrëveshjen e armëpushimit të arritur në 19 Janar. Faza e parë e saj skadoi në shkurt ndërsa ekipet tani do të përpiqen të ecin përpara me fazën e dytë të saj sipas propozimeve që janë bërë nga i dërguari special i SHBA
17 Mars 2025, 15:32 -
SHBA heton protestat e studentëve në Columbia për luftën në Gaza/ Departament i Drejtësisë: Shkelje të ligjeve të terrorizmit
Blanche shpjegoi se hetimi po shqyrton gjithashtu shkeljet e mundshme të të drejtave civile të lidhura me këto demonstrata, të cilat shkaktuan trazira në kampusin e Universitetit Columbia në Nju Jork vitin e kaluar. Këto protesta u organizuan nga studentët, të cilët shprehën kundërshtimin e tyre ndaj politikave të SHBA-së në lidhje me Luftën në Gaza, duke kërkuar një veprim më të fuqishëm për të ndaluar dhunën dhe shkeljet e të drejtave të njeriut në rajon
14 Mars 2025, 22:25 -
Trump nuk heq dorë nga plani për Gazën, SHBA dhe Izraeli me ‘sytë’ nga Afrika për të zhvendosur palestinezët
SHBA dhe Izraeli kanë nisur lëvizjet e para për të vënë në funksion planin e Donald Trump për rindërtimin e Gazës me zhvendosjen e përkohshme të palestinezëve nga enklava.
14 Mars 2025, 12:12 -
Lufta në Rripin e Gazës/ I dërguari amerikan për pengjet e cilëson si të dobishëm takimin me Hamasin
I dërguari i administratës Trump si negociator për lirimin e pengjeve i cilësoi si “të dobishme” takimet e tij të fundit me përfaqësuesit e Hamasit, grupit që është përcaktuar si terrorist nga Shtetet e Bashkuara. Diskutimet u përqëndruan në lirimin e një pengu amerikano-izraelit që po mbahet nga Hamasi. Izraeli po planifikon dërgimin në Katar të një delegacioni për të diskutuar mbi armëpushimin.
10 Mars 2025, 15:44 -
BE mbështet planin egjiptian për Gazën
Ministrat e Jashtëm të Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Britanisë së Madhe mbështesin planin e Egjiptit për rindërtimin e Gazës. Mbështetjen ata e shprehën përmes një deklarate të përbashkët, ku e konsiderojnë atë si “rrugën më realiste” për rindërtimin e enklavës palestineze të rrënuar nga lufta izraelite.
8 Mars 2025, 17:23 -
Hamas i përgjigjet ultimatumit të Trump: Pengjet do të lirohen vetëm në këmbim të një armëpushimi
Hamasi i është përgjigjur paralajmërimeve të presidentit amerikan Donald Trump për lirimin e pengjeve.Në reagimin e tij, Hamasi ka theksuar se do të lirojë pengjet izraelite në këmbim të një armëpushimi të qëndrueshëm në Gaza.Hamasi akuzoi Trumpin dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanya
6 Mars 2025, 16:58 -
-
Nesër do të mbajë fjalim në Kongres për herë të parë nga nisja e mandatit të dytë, presidenti Trump: Do të jetë natë e madhe, do t’i them gjërat ashtu siç janë
Presidenti Donald Trump do të mbajë të martën fjalimin e parë drejtuar Kongresit amerikan që kur erdhi në Shtëpinë e Bardhë për herë të dytë. Presidenti Trump pritet të flasë rreth nevojës për t’u dhënë fund luftërave në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, vendosjen e tarifave ndaj importeve të huaja dhe shkurtimet qeveritare.
3 Mars 2025, 16:00 -
-
Skadoi afati i marrëveshjes/ Izraeli bllokon hyrjen e të gjithë ndihmave humanitare në Gaza
Izraeli tha sot se ka ndaluar hyrjen e të gjithë ndihmave humanitare në Gaza pas mbarimit të fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit me Hamasin. Izraelitët duan që faza e parë të vazhdojë - shkëmbimi i pengjeve, të gjallë dhe të vdekur, në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë dhe ndihmave në Gaza
2 Mars 2025, 11:20 -
Nuk raportohet për përparim lidhur me fazën e dytë të armëpushimit në Gaza
Në rundin e fundit të bisedimeve për fazën e dytë të armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – nuk është bërë asnjë përparim.
1 Mars 2025, 17:20 -
Ekskluzive/Ambasadorja izraelite për Report Tv: Në prill nisin fluturimet direkte Tel Aviv – Tiranë! Dakord me Ramën, s’mund të kemi 2 shtete nëse palestinezët s'heqin dorë nga terrorizmi
INTERVISTA/ Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, ambasadorja e Izraelit në Shqipëri flet për marëdhëniet dy palëshe duke vënë theksin tek interesi në rritje i bizneseve izraelite që duan të investojnë në vendin tonë. Galit Peleg: Mund t’ju siguroj që së shpejti do të dëgjoni hebraisht në rrugët e Tiranës. Do të shihni shumë turistë izraelitë
28 Shkurt 2025, 19:42 -
‘Riviera e lindjes së mesme’, kundërpërgjigja e rrjeteve, video kritike me liderët botërorë për 'Rripin e Gazës', shfaqen Trump, Netanyahu, Biden e Meloni
Pas videos së publikuar nga Donald Trump për “Gazën e ardhshme”, në rrjetet sociale po bën xhiron një video që po interpretohet si kundërpërgjigje.
28 Shkurt 2025, 15:27 -
Hamasi i dorëzon Izraelit trupat e 4 pengjeve në këmbim me lirimin e 620 palestinezëve të burgosur
Pas disa ditësh ngërçi, ndërmjetësit egjiptianë siguruan dorëzimin e trupave të katër pengjeve të fundit në fazën e parë të marrëveshjes, në këmbim të 620 palestinezëve të arrestuar nga forcat izraelite në Gazë ose të burgosur në Izrael.
27 Shkurt 2025, 07:34 -
-
I dërguari i Trump për Lindjen e Mesme: Presim që armëpushimi Izrael-Hamas të vazhdojë
I dërguari i Presidentit Donald Trump për Lindjen e Mesme Steve Witkoff, tha të dielën se Shtetet e Bashkuara presin që faza e dytë e marrëveshjes së armëpushimit Izrael-Hamas të zbatohet dhe njoftoi se do të vizitojë Lindjen e Mesme javën e ardhshme.
23 Shkurt 2025, 17:51 -
-
Lufta/ Media: Zelensky nuk do të nënshkruajë marrëveshjen për tokat me mineralet e rralla! SHBA, mund t’ia ndalojë qasjen në ‘Starlink’ Ukrainës
Volodymyr Zelensky thuhet se nuk është i gatshëm për të nënshkruar marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara për shfrytëzimin e tokave të Ukrainës me minerale të rralla. SHBA mund t’ia ndalojë qasjen në ‘Starlink’ Ukrainës nëse nuk arrijnë një marrëveshje
22 Shkurt 2025, 15:47 -
Hamasi liron 6 pengje izraelitë në këmbim me 602 të burgosur palestinezë
Hamasi liroi edhe gjashtë pengje të tjera izraelite në këmbim me 602 të burgosur palestinezë. Eliya Cohen, 27 vjeç, Omer Shem Tov, 22 vjeç dhe Omer Wenkert, 23, të gjithë të marrë rob nga vendi i festivalit muzikor Nova në sulmin e Hamasit më 7 tetor 2023 në Izraelin jugor, iu dorëzuan Kryqit të Kuq për t'u transportuar te forcat izraelite.
22 Shkurt 2025, 12:18 -
Ushtria izraelite: Hamasi nuk dorëzoi trupat e pretenduar, pengjet nuk u vranë nga bombardimet tona
Ushtria izraelite identifikoi eshtrat e të vegjëlve Kfir dhe Ariel Bibas të kthyer nga Hamasi, por raportuan se trupi i tretë i dorëzuar nuk është ai i nënës së tyre, Shiri Bibas. Mediat ziraelite citojnë një zëdhënës të IDF-së, se ADN-ja e trupit të tretë nuk përputhet me të asnjë prej pengjeve të Rripit të Gazës.
21 Shkurt 2025, 15:12
