-
Ndotja e lumit Gjanicë në Fier, nën hetim drejtuesit e kompanive Albpetrol dhe 'Terra Oil'
Kompania shtetërore e naftës “Albpetrol” dhe kompania private “Terra oil swiss” po hetohen për ndotjen e lumit Gjanica. Policia e Fierit bën të ditur se dy kompanitë shkarkojnë në lumë mbetjet hidrokarbure. Nga hetimet e Krimit Ekonomik në bashkëpunim me Agjencinë Rajonale të Mjedisit ka rezultuar se “nëpërmjet aktivitetit të tyre në fushën e hidrokarbureve kanë ndotur ujërat e lumit. Në mënyrë periodike kanë kryer shkarkime të mbetjeve të naftës”.
27 Tetor 2023, 09:43