-
Të akuzuar për trafik droge e mashtrim kompjuterik, arrestohen në Abu Dhabi 5 persona! Pritet ekstradimi drejt Shqipërisë (EMRAT)
5 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar në Abu Dhabi për t’u ekstraduar në Shqipëri. 4 prej tyre dyshohen për trafik narkotikësh, ndërsa një tjetër për mashtrim kompjuterik. Po vijojnë gjithashtu hetimet për një person tjetër në Dubai, i dyshuar për përdorim dokumentesh false.
25 Maj, 16:18 -
U zhvatën gjermanëve 6.1 mln € me Call Center, arrestohet në Dubai Erlind Cekaj! Pjesë e grupit të biznesmenit Amant Josifi
Një tjetër anëtar i grupit të biznesmenit të njohur të Call Centerave në hetim nga autoritetet spanjolle për zhvatjen e miliarda eurove përmes mashtrimit është arrestuar në Dubai. Erlind Cekaj është në gjykim nga GJKKO si personi pas platformave mashtruese të kompanisë së IT “PumaTS/SMCompany” të lidhur me kompaninë “Milton Group”. Sipas SPAK vetëm gjermanëve bavarezë grupi ka arritur tu zhvasë 6.1 mln euro.
21 Gusht 2024, 10:23 -
-
Mashtruan evropianët me Call Center, SPAK mbyll hetimet e dërgon për gjykim 5 persona! Pjesë e grupit të Amant Josifit! U zhvatën gjermanëve 6.1 mln euro
Pesë shqiptarë, të ndaluar në vitin 2022, në një operacion nga “EuroJust” për mashtrimet përmes Call Center-ave, janë dërguar për gjykimin nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion. 5 të akuzuarit janë pjesë e grupit të Amant Josifit, për të cilin SPAK është dakordësuar me autoritetet spanjolle që hetimin ta bëjnë ato
10 Shkurt 2024, 09:51