Në kërkim nga SPAK për mashtrim me Call Center-at, arrestohet në Dubai, Merxhan Çeliku

Në kërkim nga SPAK për mashtrim me Call Center-at, arrestohet në Dubai, Merxhan Çeliku

Merxhan Çeliku, ndaj të cilit Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg, për mashtrime nëpërmjet Call Centera-ve, është arrestuar nga policia në Dubai.

32-vjeçari sipas policisë, fshihej në Emiratet e Bashkuara dhe u arrestua në kuadër të operacionit ‘Platformat’, me qëllim ekstradimin në Shqipëri.

Merxhan Çeliku, pjesë e grupit të Amant Josifit, dyshohet se nëpërmjet thirrjeve telefonike, për të investuar në tregjet online, u kanë zhvatur të huajve rreth 6.1 mln euro,

‘Grupi ku dyshohet se merrte pjesë Meraxhan Çeliku, akuzohet se nëpërmjet thirrjeve telefonike, ka mashtruar shtetas nga Shqipëria, RMV-ja, Gjeorgjia dhe Ukraina, për të investuar në tregje online. Nga mashtrimet, grupi i strukturuar kriminal ka përfituar shuma të mëdhaja parash.’- njofton policia.

Gjykata e Posaçme e Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar 32-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Kujtojmë se më 10 shkurt të këtij viti, 5 personat e arrestuar në një operacion të “EuroJust” në vitin 2022, nga SPAK dhe partnerëve perëndimor për mashtrimet përmes Call Center-ave, u dërguan për gjykim nga Prokuroria e Posaçme. Ata janë pjesë e grupit të Amant Josifit, për të cilin SPAK është dakordësuar me autoritetet spanjolle që hetimin personalisht për të, ta bëjnë ato, për shkak të marrëveshjes së ekstradimit midis dy vende. Biznesmeni Josifi u arrestua në shtator 2023 në Dubai, por Spanja dështoi ta ekstradojë, duke pasur parasysh vështirësinë që Emiratet e Bashkuara Arabe në raste të tilla, duke u liruar vetëm pak ditë më vonë.

Ndërkohë, në dallim nga Josifi që po hetohet në Spanjë, për dëmin e shkaktuar për shtetin gjerman, hetimi është kryer nga SPAK, si pasojë e mungesës së marrëveshjes së ekstradimit. Për gjykim u dërguan Adrian Korriku, Irisa Puca, Merxhan Çeliku, Endri Bulku dhe Erlind Cekaj, nën akuzë për 3 vepra penale, nga mashtrimi kompjuterik deri tek grupi i strukturuar kriminal dhe kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale. Mashtrimi që u është bërë gjermanëve bavarezë kap vlerë dëmi në 6.1 milionë euro. Në të gjitha platformat ishin 173 kallëzime në total, të cilat zbuluan se zhvatnin para nga Shqipëria, por edhe vende të tjera si Maqedonia e Veriut, Ukraina dhe Gjeorgjia. 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dori: 04/03/2024 18:26

    I keni ne Tirane call centerat dhe shkoni e i kerkoni ne Dubai....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb