-
Akuzohej se lejoi kultivimin e kanabisit kur ishte shef krimesh, GJKKO pushon çështjen për kryebashkiakun e Libohovës: S'u gjetën prova
GJKKO pushon çështjen për kryebashkiakun e PS të Libohovës, Leonard Hide. SPAK e kishte marrë të pandehur për shpërdorim detyre, pasi e akuzonte se kishte lejuar kultivimin e kanabisit si shef Krimesh në 2021. GJKKO thotë se nuk vërtetohet që Hide të ketë kryer veprën penale dhe pushon çështjen.
5 Mars, 10:34 -
SPAK merr të pandehur kryetarin e Bashkisë Libohovë, akuzohet se lejoi kultivimin e kanabisit kur ishte shef i krimeve në Gjirokastër
Leonard Hide, kryetari i Bashkisë së Libohovës është marre i pandehur nga Prokuroria e Posaçme për shpërdorim detyre. Sipas hetimeve, në vitin 2021 kur Hida mbante detyrën e shefit të Krimeve në komisariatin e Gjirokastrës, ka lejuar kultivimin e kanabisit.
18 Mars 2024, 10:00
